Ndërhyrje emergjente në Urën e Postenanit

17 Nëntor, 2022 - 11:01 am

Ekipi i DRTK Korçë ka realizuar një ndërhyrje emergjence në kushte të vështira, në Urën e Postenanit, në Leskovik. Ishte e domosdoshme marrja e masave emergjente, për të garantuar qëndrueshmërinë e kësaj vepre, me rëndësi për zonën, gjatë sezonit të dimrit.

Ndërhyrja konsistoi në: restaurimin e parapetit, restaurimi i muraturës në pjesën fundore të harkut, plotësimi me gurë në pjesët e rrëzuara dhe injektimi me llaç. Gjithashtu u restaurua korniza e gurit, u riformulua muratura dhe traseja si dhe u bë i mundur devijimi i rrjedhës së ujit dhe disiplinimi i ujërave sipërfaqësore.

Kreu i DRTK Korçë, Gjergjig Koki, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, njoftoi se kjo ndërhyrje do të krijojë mundësinë e vijimit të punës për restaurimin e plotë të kësaj vepre të trashëgimisë kulturore. / KultPlus.com

Të ngjajshme