Në Luksemburg, gratë nga Kosova flasin kundër dhunës seksuale

2 Mars, 2019 - 10:40 am

Nga të dhunuarat e luftës në Kosovë, deri te të dhunuarat dhe viktimat e dhunës seksuale kudo në botë, Alketa Xhafa Mripa është shndërruar në një artiste e cila po e përhapë artin e saj për këtë kauzë.

Alketa është ftuar të marrë pjesë në Stand Speak Rise Up në Luksemsubrg.

Me 26 dhe 27 mars, në Luksemburg mbahet ky organizim ndërsa Alketa ka vendosur ta rikrijojë instalacionin e njohur “Thinking of You”, i cili para disa vitesh kishte marrë vëmendjen, në Stadiumin e qytetit në Prishtinë.

Ngjarja synon të ngrisë zërin për ndalimin e dhunës seksuale në botë, e cila ndodhë në kohë luftërash por edhe në mjedise ku ka ende mentalitet më primitive, shkruan KultPlus.

Ngjarja mbahet nën patronatin e Dukeshës së Luksemburgut dhe fondacionit të saj. Me fjalimet e tyre vinë edhe Denis Mukwege – Fitues i Nobelit për Paqe për vitin 2018, Atifete Jahjaga – ish Presidente e Kosovës, Nadia Murad – poashtu Nobel për Paqe 2018, Feride Rushiti nga Kosova Rehabilitation Centre for Torture Victims. / KultPlus.com

Të ngjajshme