Nëna e Ukshin Hotit para shtëpisë së saj të shkatërruar gjatë luftës

1 Maj, 2018 - 5:30 pm

Një fotografi e rrallë e nënës së Ukshin Hotit para shtëpisë së saj të shkatërruar gjatë luftës, 1999.

Fotoja është bërë menjëherë pas luftë.

Ukshin Hoti ka lindur më 17 qershor të vitit 1943[1] në Krushë të Madhe të Rahoveci-t. Ishte profesor,shkrimtar, filozof,intelektual, atdhetar dhe veprimtar i shquar i çështjes kombëtare në Kosovë gjatë viteve 80-dhjeta dhe 90-dhjeta.

Ukshin Hoti ishte një ndër intelektualet me te arsimuar ne Kosovë ai kishte qenë edhe ligjërues në disa universitete në SH.B.A ku dhe kishte studiuar dhe diplomua.
Ai ishte arrestuar disa herë aktivitetin e tij atdhetar në Kosovë nga regjimi serb por së fundi herë arrestohet në vitin 1994 nga policia serbe me akuzën e ushtrimit të aktiviteteve armiqësore kundra Jugosllavisë dhe për pjesëmarrjen e tij në lëvizjet për Republikën e Kosovës ku më pas dënohet më 5 vjet burg.

Më 16 Maj të vitit 1999 pas lirimit të tij nga burgu i Dubravës dhe pas daljes se tij nga qelia e burgut zhduket nga polica serbe pa lenë gjurmë dhe nga ajo datë nuk dihet asgjë për të.
Njerëzit qe e kanë parë të gjallë kanë qenë vetëm shokët e burgut dhe të burgosurit e tjerë të cilët treguan se Ukshini ishte liruar nga burgu ditën e diel një ditë jo e zakonshme për lirimin e të burgosurve. Albanian Vintage Photography, people, cities, culture and histori. /KultPlus.com

Të ngjajshme