Pazari i vjetër i Korçës ‘ndizet’ me muzikën tradicionale të sazeve (FOTO)

9 Qershor, 2018 - 11:00 am

Mbi 100 artistë kanë ‘ndezur’ Pazarin e Vjetër të Korçës me muzikën tradicionale të sazeve.

Festivali Folklorik Tipologjik Kombëtar i Sazeve, Korçë 2018 vjen në edicionin e X-të të tij me mbështetjen e Qendrës Kombëtare të Veprimtarive Folklorike dhe Bashkisë Korçë.

Festivali u çel dje nga banda e qytetit te Korçës tek “Mësonjëtorja” ne rrugën pedonale “Shën Gjergji”. Gjithashtu morën pjesë dhe grupet grupet e sazeve nga Berati – “Bilbilat e Vrionit”, Shoqata “Afërdita” nga Belshi, grupi i Vlorës dhe sazet e Kolonjës.

Tradita, veshjet dhe folklori jonë ishin të pranishme në këtë festival duke theksuar dhe një herë vlerën dhe promovimin e tyre si për qytetarët e Korçës por dhe për turistët e huaj.

Evente të tilla kanë një rëndësi të madhe dhe për brezin e ri pasi përçojnë traditën dhe vlerën e saj për tu ruajtur dhe për të qenë krenar./ ata

Të ngjajshme