займ на карту онлайн потребительский кредит

Përfundojnë ndërhyrjet konservuese në pesë shtëpi tradicionale në Prizren

Mars 1, 2018 - 3:43 pm

Në kuadër të planit të punës për vitin 2017, Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren ka përfunduar punimet për ndërhyrje emergjente në shtëpinë e Familjes Shpejti, asset në Listën e Trashëgimisë Kulturore nën mbrojtje të përkohshme.

Me këtë projekt QRTK Prizren shënon përmbylljen e suksesshme dhe plotësimin e objektivave të parapara për vitin 2017.

Gjatë vitit 2017 QRTK e Prizrenit ka realizuar ndërhyrje konservuese në kuadër të Programit për Ndërhyrje Emergjente, në 20 asete të Trashëgimisë Kulturore.
Në vijim ndajmë disa pamje të ndërhyrjeve konservuese të zhvilluara në pesë shtëpi tradicionale.

Shtëpia e Familjes Ukallo
Ndërhyrjet e realizuara:
– Restaurimi i konstruksionit dhe mbulesës së kulmit;
– Përforcimi dhe rehabilitimi i konstruksionit të tavanit;
– Restaurimi i fasadës lindore dhe perëndimore;

Shtëpia e Familjes Okqaboll
Ndërhyrjet e realizuara:
– Restaurimi i konstruksionit dhe mbulesës së kulmit;
– Restaurimi i fasadës perëndimore;

Kompleksi i Familjes Drini
Ndërhyrjet e realizuara:
Shtëpia
– Restaurimi i konstruksionit dhe mbulesës së kulmit;
Hambari
– Përforcimi dhe rehabilitimi i konstruksionit të mureve të hambarit;
– Restaurimi i konstruksionit dhe mbulesës së kulmit;
– Restaurimi i fasadës lindore;
– Restaurimi i shkallëve të brendshme;
– Shtrimi i dyshemesë së re në përdhes dhe kat;

Shtëpia e Familjes Morina
Ndërhyrjet e realizuara:
– Restaurimi i konstruksionit dhe mbulesës së kulmit;
– Përforcimi dhe rehabilitimi i konstruksionit të tavanit;
– Përforcimi i mureve të jashmte;
– Shtrimi i dyshemesë në çardak në katin e parë;

Shtëpia e Familjes Shpejti
Ndërhyrjet e realizuara:
– Përforcimi dhe rehabilitimi i konstruksionit të tavanit;
– Rehabilitimi i konstruksionit meskatësh;
– Rindërtimi dhe vendosja e dritareve të reja nga druri.

Të ngjajshme