Qeveria kthen në Prishtinë eshtrat e heroit Ilir Konushevci

4 Shtator, 2018 - 11:00 am

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, sot ka pritur në takim Halit Konushevcin, babanë e Heroit të Kosovës, Ilir Konushevci.

Kryeministri tha se në nëntor të këtij viti, që përkon me festën e flamurit, do të bëhet rivarrimi i Heroit të Kosovës, Ilir Konushevci, në varrezat e dëshmorëve në Prishtinë, në pajtim dhe me vullnetin e familjes.

“Eshtrat e Ilir Konushevcit deri më tani preheshin në varrezat e Tiranës, ndërsa nga nëntori i këtij viti do të jenë në mesin e dëshmorëve dhe bashkëluftëtarëve të tij në Prishtinë, në një ceremoni që organizohet nën patronatin e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Ilir Konushevci ishte një prej figurave të shquara dhe një prej prijësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës./ KultPlus.com

Të ngjajshme