Rekord në Muzeun e Krujës, mbi 1500 vizitorë ditën e sotme

10 Maj, 2024 - 7:00 pm

Muzeu Historik dhe Etnografik i Krujës shënoi sot numër rekord vizitorësh, plot 1500. Kjo është hera e parë në historinë e këtij muzeu që regjistrohet një numër kaq i lartë vizitorësh në një ditë.

Lajmi bëhet me dije nga vetë Muzeu në rrjetet sociale, ku jepen edhe shifrat për numrin e vizitorëve gjatë ditës së sotme: mbi 1500 vizitorë gjithsej, nga të cilët mbi 1000 ishin të huaj.

Gjithashtu sot ky muze u vizitua edhe nga 500 nxënës dhe gjimnazistë. Shumica prej tyre ishin gjimnazistë nga Prizreni, Suhareka e Gjakova.

Muzeu Historik dhe Etnografik i Krujës po njeh çdo ditë shifra në rritje sidomos nga turistët e huaj si, gjermanë, spanjollë, francezë, italianë etj. / KultPlus.com

Të ngjajshme