Shefqet Ndroqi, fëmiu që dinte pesë gjuhë pa asnjë ditë në shkollë

20 Janar, 2020 - 8:00 pm

Mundet me u dukë se ky djalosh i fotografuem në vitin 1920 (në foton e parë) asht fotografu për shkak të pamjes dhe veshjes së tij të mrekullueshme shqiptare. Por nuk asht ashtu. Ky asht një djalë që i ka dijtë pesë gjuhë të ndryshme dhe nuk ka qenë në shkollë as edhe një ditë të vetme. Krejt këto gjuhë i ka mësu prej babës së tij, kryetar i bashkisë së Tiranës. Kryqi i Kuq Amerikan e ka punësu si përkthyes dhe lajmës. Emni i tij nuk përmendet në fotografinë e publikueme (teksti anglisht ma poshtë), por me sa arrijta me gjetë, ky djalosh quhet Shefqet Ndroqi, djali i Ismail Ndoqit, i cili ma vonë studioi mjekësinë në Sorbonë (Francë) dhe u ba pneumolog dhe themelues i pneumologjisë shqiptare. Nipi i tij, Zamir Ndroqi, sot asht po ashtu mjek ne Spitalin Amerikan.

“A youthful linguistic protege. This Albanian boy, a type of the better class speaks five different languages. He is employed by the American Red Cross relief workers as an interpreter and messenger. The boy never went to school, but was taught by his father, the prefet of Tirana, who was graduated from the American College at Constantinople.”

(American National Red Cross photograph collection)

Agim Morina / Facebook

Shefqet Ndroqi në moshë madhore
Shefqet Ndroqi në moshë madhore
Ismail NDROQI, i ati i Shefqetit, përkrahes i Ismail Qemalit dhe kundërshtar i Esad Pashe Toptanit. Kryetar i bashkisë së Tiranës nga viti 1917 deri në vitin 1922.

Të ngjajshme