Suspendohen pesë policë pas keqtrajtimit të pjesëtarit të komunitetit LGBTI

17 Nëntor, 2018 - 1:40 pm

Inspektorati Policor i Kosovës, ka njoftuar se pas publikimit të videos ku shihen zyrtarët policor duke keqtrajtuar një pjestar të komunitetit LGBTI, ka filluar hetimet paraprake ndaj tyre.

Lidhur me këtë rast sipas njoftimit nga IPK janë identifikuar pesë zyrtarë policor të dyshuar lidhur me këtë rast të cilët pas rekomandimit nga Inspektorati janë janë suspenduar nga Policia e Kosovës.

“Hetimet kanë filluar dje sipas detyrës zyrtare (ex officio) lidhur me dyshimin se zyrtarë policorë kanë kryer veprën penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike” e paraparë me nenin 198 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës si dhe veprës penale “Fotografimi dhe incizimet tjera të paautorizuara””, thuhet në njoftimin e Inspektoratit Policor.

“Hetuesit e IPK-së poashtu kanë kuptuar se këta zyrtarë policorë nuk kishin hapur rast lidhur me deklarimin e ankuesit për kanosje”, thuhet në njoftim.

“Në përputhje me ligjin e IPK-së si pjesë e procedurës hetimore Inspektorati Policor i Kosovës i ka rekomanduar dje (16.11.2018) Policisë së Kosovës suspendimin këtyre pesë zyrtarëve policorë të Stacionit Policor Jugu (Drejtoria Rajonale e Prishtinës) deri në përfundim të këtij hetimi”, thuhet më tej në njoftim.

Lidhur me këtë rast është kontaktuar edhe prokurori kujdestar i Prokurorisë Themelore në Prishtinë dhe me rekomandimin e të njëjtit ky rast do të vazhdojë në procedurë të rregullt./ KultPlus.com

Të ngjajshme