Ndërron jetë piktori Kadër Pagarusha

29 Shtator, 2018 - 4:14 pm

Dje më 28 shtator, në moshën 72 vjeçar ka ndërruar jetë piktori i njohur shqiptar, Kadër Pagarusha, shkruan KultPlus.

Lajmin për vdekjen e piktorit e kanë bërë të ditur miqtë dhe familjarët e tij. Kadër Pagarusha është vëllai i këngëtares Nexhmije Pagarusha.

Kadër Pagarusha ka lindur në Prizren në vitin 1946. Ai ka kryer shkollën e mesme të artit në Pejë dhe Shkollën e Lartë Pedagogjike në Prishtinë – drejtimi i arteve pamore./ KultPlus.com

Të ngjajshme