займ на карту онлайн потребительский кредит

Shkrimtari Abedini, libër për ruajtjen e gjuhës shqipe dhe traditave jashtë kufijve

13 Nëntor, 2019 - 10:00 am

Shkrimtari Ibrahim Abedini nga Struga, i cili jeton në Suedi zgjodhi Korçën për të promovuar librin e tij të fundit “17 tregime dhe 1 përrallë”.

Ruajtja e gjuhës shqipe, e traditave dhe zakoneve në trevat shqiptare jashtë kufirit është tema e librit e trajtuar nga Abedini dhe në fokus ka shqiptarin e thjeshtë dhe patriot, që mbron edhe me gjak, po qe nevoja, identitetin e tij kombëtar.

Të rinjtë interpretuan disa pasazhe nga libri “17 tregime dhe 1 përrallë”, si edhe poezi të shkruara nga shkrimtari Abedini.

Në fund të këtij takimi letrar, shkrimtari Ibrahim Abedini ju dhuroi të rinjve disa kopje të librit me autografin e tij dhe ju premtoi se do të rikthehet sërish në Korçë. /atsh/ KultPlus.com


Të ngjajshme