Trashëgimia kulturore e Rajonit të Pejës po rimëkëmbet

14 Tetor, 2023 - 7:00 pm

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, ka njoftuar se trashëgimia kulturore e Rajonit të Pejës po rimëkëmbet, shkruan KultPlus.

I pari i kulturës, përmes një postimi në “Facebook”, ka njoftuar se është restauruar Kulla e Ministerit.

“Restaurimi i Kullës së Ministerit është dëshmia e radhës e angazhimit tonë në mbrojtje të aseteve me rëndësi të veçantë kulturore e historike”, shkruan ai mes tjerash.

Së shpejti, sipas tij, pritet edhe funksionalizimi në dobi të komunitetit. /KultPlus.com

Të ngjajshme