Balerina që tërheqë vëmendjen për Fëmijët e Zhdukur dhe të Shfrytëzuar

Për balerinën e ulur – një skulpturë e fryrë që ngrihet lart 45 metra, duke i hedhur sytë poshtë tek vizitorët në destinacion turistik popullor në Midtown Manhattan, artisti Koons- i cili në mënyrë të shkëlqyeshme i referohet imazheve historike dhe objekteve të gjetura në punën e tij, u frymëzua nga një figurë e vogël prej porcelani, përcjellë KultPlus.

Jeff Koons është duke i pasur momentet e tij të shkëlqimit si artist. Në javët e fundit ai është nderuar nga MOCA në Los Angelos, ku ka hapur një spektakël të tij në Beverly Hills në Galerinë Gagosian dhe ka pasur një bashkëpunim të shkëlqyeshëm me Louis Vuitton të quajtur koleksioni “Masters”.

Kurse tani emri i tij po bëhet i njohur edhe përmes Balerinës së ulur, një instalacion publik i artit, që po mirëpritet nga Tishman Speyer, në qendër në Rockefeller deri në fillim të qershorit. Për balerinën e ulur – një skulpturë e fryrë që ngrihet lart 45 metra, duke i hedhur sytë poshtë tek vizitorët në destinacion turistik popullor në Midtown Manhattan, artisti Koons- i cili në mënyrë të shkëlqyeshme i referohet imazheve historike dhe objekteve të gjetura në punën e tij, u frymëzua nga një figurë e vogël prej porcelani.
Kjo pjesë sipas një deklarate “simbolizon nocionet e bukurisë dhe lidhjet e saj. Sipërfaqja e saj reflektuese pasqyron mjedisin e saj të tanishëm dhe krijon lidhshmëri me çdo shikues “.

Puna po ashtu synon të rrisë ndërgjegjësimin për Muajin Kombëtar të Fëmijëve të Zhdukur, duke tërhequr vëmendjen tek organizata të tilla si Qendra Ndërkombëtare për Fëmijët e Zhdukur dhe të Shfrytëzuar. Sponsorët kryesorë të projektit janë Kiehl’s që nga viti 1851 dhe Fondi i Prodhimit të Artit.

Kurse Balerina falë epokës miqësore të Instagramit dhe rrjeteve sociale kundrejt artit tashmë mund të shihet gjithandej nëpër rrjete sociale që kur është lansuar të premten. “Ky bashkëpunim do të rrisë vëmendjen dhe do të ndihmojë Qendra Ndërkombëtare për Fëmijët e Zhdukur dhe të Shfrytëzuar duke bërë kështu botën një vend më të sigurt për fëmijët”, ka thënë Koons ndër të tjera./KultPlus.com

19-të filmat pretendues të çmimit “Palma e Artë”

KultPlus ju sjellë listën e 19-të filmave të cilët janë pretendues për të fituar çmimin “Palme d’O” në edicionin e 70-të të Festivalit të Filmit në Kanë. Filmi “Wonderstruck” përmes aktorëve të njohur Julianne Moore dhe Michelle Williams sjellë historinë e dy fëmijëve të shurdhër që jetojnë jetën paralele në vitet 1920 dhe 1970. Pastaj filmi “Jupiter’s Moon” nga regjisori hungarezë Kornel Mundruczo sjellë krizën e imigrantëve në Evropë duke sjellë kështu historinë e një refugjati të ri i cili zbulon superfuqitë e tij pasi që qëllohet me armë. Fimi “The Beguiled” film mbi Luftën Civile në Amerikë i bazuar në novelën e Thomas Cullinan, sjellë aktorin Colin Farell si një ushtarë i cili josh gratë rreth tyre duke përfshirë aktoret Nicole Kidman dhe Kirsten Dunst.

Pastaj filmi “Redoubtable” sjellë historinë e regjisorit francez Jean-Luc Godard i cili gjatë realizmit të një filmi të tij bie në dashuri me aktoren 20 vjeçare Anne Wiazemsky me të cilën pastaj edhe martohet. Filmi “Okja” me aktoret Jake Gyllenhaal dhe Tilda Swinton sjellë historinë e një vajzë e cila rrezikon gjithçka për të mbrojtur një kafshë gjigante.

Pastaj janë filmat si “The Meyerowitz Stories”, i cili sjellë historinë e fëmijëve të rritur të cilët përballën me problemet e babin e tyre. Ben Stiller, Emma Thompson, Candice Bergen dhe Dustin Hoffman janë disa nga emrat e kastës së aktorëve në këtë film. Filmi “You Were Never Really Here” sjellë historinë e një veterani të luftës (Joaquin Phoenix) i cili tenton të shpëtojë një viktimë të trafikimit. “Loveless” e regjisorit rus Andrey Zvyagintsev i cili sjellë historinë e divorcit në mes të një çifti dhe zhdukjen e djalit të tyre i cili deri në atë moment siç duket nuk i ka interesuar asnjërit. Pastaj “Good Times” sjellë aktorin Robert Pattinson dhe historinë e tij si vjedhës i bankave. Filmi “Happy End” sjellë dramën brenda një familje franceze dhe krizën e imigrantëve. “The Square” sjellë historinë e Christinanit muratorit të respektuar në muzeun e artit kontemporan. Filmi “The Killing of a Sacred Deer” që sjellë historinë e kirurgut Steven jeta e cilit fillon të shkatërrohet për shkak se ai krijon një afërsi me një djalë të ri. Filmi “Rodin” sjellë aktorin Vincent Lindon i cili portretizon dhe sjellë jetën e një artisti, i cili vazhdon të punojë përkundër refuzimeve. “In The Fade” sjellë hakmarrjen e Katjas e cila ka humbur djalin dhe burrin e saj në një sulm me bombe.

Për shkak të modernizmit, Anton Pashku nuk mund të botohej aq lehtë në Shqipëri

Për të shënuar 80-të vjetorin e shkrimtarit Anton Pashku, sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës është mbajtur konferenca shkencore. Kjo konferencë shkencore ka ardhur si rezultat i bashkëpunimit edhe me Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë. Kurse Anton Pashku është shkrimtari i radhës mbi të cilin u diskuan nga këtë dy institucione pas: De Radës, Kadaresë, Rugovës dhe Musine Kokalari.

Për të shënuar 80-të vjetorin e shkrimtarit Anton Pashku, sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës është mbajtur konferenca shkencore në të cilën janë shpalosur kumtesa të realizuara nga studiuesit si: Sabri Hamiti, Brunilda Tahiri, Persida Asllani, Anton N. Berisha, Gazmend Krasniqi, Erenestina Halili, Besim Rexhaj, Arian Krasniqi, Albanë Mehmetaj, Agron Gashi e të tjerë.
Hapjen e kësaj konference shkencore e bëri nikoqiri i këtij organizimi, drejtori i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, Fazli Gajraku i cili tha se është shumë e rëndësishme risjellja e shkrimtarëve në kujtesën tonë dhe diskutimi mbi krijimtarinë e tyre.
“Fillimisht është e rëndësishme të nxjerrim veprat nga arkivat dhe ti ekspozojmë, në mënyrë që lexuesit të shohin materiale të ndryshme, pastaj është e rëndësishme hartimi i bibliografive të teksteve e të autorëve, për të ua lehtësuar kërkimet studentëve dhe studiuesve, si dhe të bahen konferenca të tilla si kjo që po ndodhë sot”, tha ai, duke treguar edhe rëndësinë e katalogut të botuar në lidhje me botimet të cilat i dedikohen Pashkut , si dhe duke falënderuar bibliotekarët të cilët kanë kontrolluar të gjitha dokumentet brenda BKK-së dhe kanë mbledhur materiale të vet shkrimtarit, mirëpo edhe artikuj në të cilët flitet për shkrimtarin apo për krijimtarinë e tij.