Cineplexx ja dedikon ditën e hënë studentëve me një super-ofertë!

11 Tetor, 2022 - 2:46 pm

Tani çdo të hënë, Cineplexx risjellë super-ofertë për studentët e cila përfshin një biletë për film 2D, një pije dhe një Popcorn për vetëm 5€. Kjo super-ofertë vlen çdo të hënë dhe mund të shfrytëzohet në të dy lokacionet e Cineplexx – në Prishtinë dhe në Prizren.

Disa nga filmat që mund t’i shikojnë studentët sot janë:

Ticket to Paradise
Komedi/Romancë

Një çift i divorcuar (Julia Roberts dhe George Clooney) bashkohet në një udhëtim në Bali për të ndaluar vajzën e tyre të bëjë të njëjtin gabim që mendojnë se ata kanë bërë para 25 viteve.

Orarin e filmit mund ta gjeni KËTU

Amsterdam
Mister/Komedi

Në vitet 1930, tre miq janë dëshmitarë të një vrasjeje për të cilën fajësohen ku ndërkohë ata zbulojnë një nga komplotet më mizore në historinë Amerikane. Filmi është me aktorët kryesor në këtë film janë Christian Bale, Margot Robbie, John David Washington dhe Roberto De Niro.

Orarin e filmit mund ta gjeni KËTU

Smile
Horror/Triller

Pasi që dëshmoi një incident të çuditshëm, traumatik i cili përfshin një paciente, Dr. Rose Cotter fillon të përjetojë dukuri të frikshme që ajo nuk mund t’i shpjegojë. Rose duhet të përballet me të kaluarën e saj shqetësuese në mënyrë që të mbijetojë dhe t’i shpëtojë realitetit të saj të ri të frikshëm.

Orarin e filmit mund ta gjeni KËTU

Çmimi mund të rritet prej 0,30€ deri në 0,80€ për filma mbi 120 min. si dhe 1,10€ për filma 3D. Për më tepër informata rreth orareve vizitoni webfaqen e Cineplexx Kosovo, ndërsa biletat mund t’i bleni direkt në kinema prej orës 15:00.

Të ngjajshme