“Tri gra dhe Misugi” me premierë në Tiranë

15 Tetor, 2018 - 1:15 pm

Në këtë shfaqje me rolet e tyre luajnë aktorët: Suela Bako, Romir Zalla e Anila Muçaj.

Më 18 tetor, në Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” do të prezantohet premierë shfaqja “Tri gra dhe Misugi”, e cila është një dramatizim nga novela e famshme “Çiftja” e shkrimtarit japonez Yasushi Inoue.

Në thelb të dramës, janë tri letra dërguar Misugit, një burri, që gjendet në mes të një trekëndëshi tragjik dashurie. E vendosur në kontekstin e ditëve të sotme, me tre personazhe: aktorja, regjisori dhe asistentja, pjesa zbërthehet me të njëjtën strukturë të shtresëzuar dhe me ngjyrimin dhe shijen e Orientit të largët.

Me mbeshtetjen e Ministrisë së Kultures, Bashkisë Tiranë, Teatrit Eksperimental Kujtim Spahivogli, Tess Albania, vepra vjen në Teatrin Eksperimental Kujtim Spahivogli, perkthyer nga Anxhela Çikopano, dramatizuar nga Anxhela Çikopano e Suela Bako. Në këtë shfaqje me rolet e tyre luajnë aktorët: Suela Bako, Romir Zalla e Anila Muçaj./KultPlus.com

Të ngjajshme