Astrit Nixha, fitues i Bienales së Arkitekturës

6 Mars, 2019 - 11:04 pm

Sonte u mbajt ceremonia e Bienalës së Arkitekturës, e organizuar nga Asociacioni i Arkitektëve të Kosovës.

Ndër çmimet tjera për 13 kategori, u nda edhe çmimi kryesor. Çmimi kryesor u fitua nga arkitekti Astrit Nixha me projektin e objektit të Klan Kosovës.

Çmimi i dytë u fitua nga Arianit Loxha me projektin për Pallatin e Drejtësisë, kurse çmimin e tretë e mori arkitekti Ilir Murseli me projektin e një ville./ndertimi.info/ KultPlus.com

Të ngjajshme