Ekspozitë mbi komunitetin shqiptaro-amerikan në SHBA

3 Tetor, 2019 - 2:30 pm

Ministri i Shtetit dhe Diasporës në Shqipëri, Pandeli Majko, ka njoftuar se do të ketë një ekspozitë mbi komunitetin shqiptaro-amerikan të Worcesterit, SHBA, në kuadër të bashkëpunimit të Komitetit të Festivalit Shqiptar në këtë qytet me Muzeun Historik të Worcesterit.

“Një ekspozitë mbi komunitetin shqiptaro-amerikan të Worcesterit, SHBA do të jetë finalizimi i bashkëpunimit të Komitetit të Festivalit Shqiptar në këtë qytet me Muzeun Historik të Worcesterit. Kjo do të jetë një përpjekje disa vjeçare, ku muzeu do të punojë me Komunitetin, institucione dhe muze të tjerë për të mbledhur historinë e Komunitetit Shqiptar në Worcester, SHBA”.

“Ndaj për të realizuar këtë dokumentim të rëndësishëm ftohen të gjithë pjesëtarët e komunitetit shqiptar të kontribuojnë me foto, materiale filmike, e dokumente të tjera që dëshmojnë për praninë dhe aktivitetin e shqiptarëve në Worchester”, ka shkruar Majko në Facebook.

Të ngjajshme