A do e arrijnë marrëveshjen Serbia dhe Kosova në Madam Secretary?

12 Dhjetor, 2018 - 10:56 pm

Seriali shumë i njohur amerikan do të sjellë një episode të veçantë për Kosovën dhe Serbinë. Këtë herë sekretarja amerikane do bëjë çmos për të ruajtur paqen mes këtyre dy shteteve, shkruan KultPlus.

Episodi i së dielës në serialin e njohur amerikan ‘Madam Secretary’ do ketë në fokus Kosovën dhe Serbinë.

“A do të bien dakord Serbia dhe Kosova për të mbështetur një marrëveshje historike pas një zbulimi që është bërë, e që do të kërcënojë marrëveshjen? # Sekretarja e Amerikës do të bëjë çmos për të mbajtur paqen midis dy vendeve në episodin e ri të së dielës!”, është përshkrimi që i është bërë episodi të ri të këtij seriali.

Kujtojmë se Art Lokaj, do të është pjesë e sezonit të pestë të këtij seriali./ KultPlus.com

Art Lokaj do të aktrojë në serialin e famshëm amerikan

Të ngjajshme