Granit Rushiti fiton çmimin e aktorit më të mirë pasi luajti rolin e Zlatan Ibrahimoviqit

24 Janar, 2023 - 11:21 am

Aktori Granit Rushiti ka arritur ta fitojë çmimin Brumbulli i Artë për aktorin më të mirë në filmin “Unë jam Zlatani”.

Rushiti është aktor me prejardhje shqipare, dhe tash po gëzon sukses të madh pasi luajti rolin e superyllit suedez në futobll, Zlatan Ibrahmovicq.

“Nuk di prej nga t’ia nis. Fillimisht dua ta falënderoj Zoti për mundësinë që ma dha për ta fituar këtë çmim”, ka thënë ai.

Rushiti po ashtu edhe e ka falënderuar familjen e tij, sidomos nënën të cilën tha se mezi pret që ta takojë./ KultPlus.com

Të ngjajshme