RTK hap konkurs për blerjen e të drejtave transmetuese për filmat nga produksionet vendore

14 Dhjetor, 2023 - 12:51 pm

Radio Televizioni i Kosovës u ka bërë ftesë produksioneve vendore dhe bashkëproduksioneve e huaja që të aplikojnë në konkursin publik për blerjen e të drejtave transmetuese televizive për filmat e metrazhit të gjatë dhe të shkurtër në kuadër të projektit ‘MARATONA E FILMIT KOSOVAR’, përmes të cilit synohet plotësimi i kërkesave të audiencës për netët festive të Programit Festiv të Vitit të Ri 2024, në RTK.

Vlera e përgjithshme e paraparë për blerjen e filmave të përzgjedhur është 20,000 €.

Afati i fundit per aplikim 17 dhjetor, 2023!

Kriteret e aplikimit dhe detajet e tjera:

-Cilësia e skenarit, përmbajtjes, projektit ose program i regjistruar;

– Interesi publik lidhur me përmbajtjen e programit;

– Origjinaliteti i ideve;

– Çmimi, mënyra dhe kushtet e pagesës;

– Shtrirja e të drejtave të cilat jepen;

– Referenca e aktorëve, regjisorëve, kameramanëve, skenaristëve;

– Referenca e producentit të pavarur (përmbushja e rregullt e detyrimeve kontraktuale etj.)
 

Lidhur me të drejtat e autorit, RTK ka sqaruar se për prodhimin e pavarur fitues do të zotërojë të gjitha të drejtat për transmetimin televiziv të filmave në kanalet e saj transmetuese televizive, transmetimin premierë dhe ritransmetime sipas marrëveshjes.

– Formular aplikimi për prodhimin e pavarur audiovizual; shkarko formularin

– Leja e Produksionit për producentët e pavarur, lëshuar nga QKK;

– Certifikata e biznesit dhe numri fiskal;

– Deklaratë me shkrim, përmes së cilës producenti i pavarur vendor merr përsipër detyrimet në lidhje me të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me filmin, për transmetimin televiziv të veprës.

– Deklaratë me shkrim përmes së cilës producenti i pavarur vendor vërteton se nuk ka proces gjyqësor civil me RTK-në;

Kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë dokumentet e aplikimit nëpërmjet postës elektronike: [email protected]

Aplikimi është i hapur deri më 17.12.2023, në ora 23:59/KultPlus.com

Të ngjajshme