Timothee Chalamet në bisedime për ta luajtur Bob Dylanin në filmin e tij

9 Janar, 2020 - 12:58 pm

Timothee Chalamet thuhet se është në bisedime për ta luajtur Bob Dylanin në biopikun e ardhshëm “Going Electric”.

Filmi i paraqet polemikat rreth Dylanit kur ikona e folkut akustik e përvetësoi rock n’ rollin dhe kaloi në kitarë elektrike në Newport Folk Festival në vitin 1965.

Dylan do të jetë këshilltar për filmin si dhe producent ekzekutiv, ndërsa regjisori i filmit “Ford V Ferrari”, James Mangold do ta bëjë regjinë. Menaxheri i kamotshëm i Dylan, Jeff Rosen, është mes producentëve.

Image

Chalamet raportohet se po merr mësime kitare përpara projektit, raporton “Deadline”, shkruan Koha Ditore. Ai nuk do të jetë aktori i parë që e portretizon Dylanin në ekranin e madh – të tjerët që e kanë luajtur yllin e Hurricane në filma përfshijnë Cate Blanchett, Christian Bale dhe Richard Gere. / KultPlus.com

Të ngjajshme