Tamara e bukur në Malësinë e Kelmendit

7 Janar, 2024 - 3:00 pm

Tamara në Malësinë e Kelmendit, një nga zonat më të bukura të Alpeve shqiptare, vitet e fundit është kthyer në një destinacion turistik.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga Tamara duke ftuar turistët vendas e të huaj ta vizitojnë atë.

“Me Tamarën e bukur, ju uroj një të diel të qetë”, shkruan Rama.

Deri para shtrirjes atje të Programit të Rilindjes Urbane, ajo çka prezantonte Tamara ishte një mrekulli natyrore, por njëherësh, dëshmi e harresës përmbi dy dekada dhe mungesës së vizionit për ta zhvilluar si të tillë.

Tamara ka tashmë një shëtitore të re 5 mijë metra katrorë, është bërë rikonstruksioni i çative të shtëpive karakteristike të zonës, është bërë riveshja e fasadave të ndërtesave në qendër të fshatit, janë mbjellë pemë përgjatë shëtitores si dhe janë vendosur sistemet e ndriçimit.

Sipas gojëdhanave, Tamara e ka marrë emrin nga bashkëshortja e Pashait të Shkodrës, Karamahmut Pash Bushatliut. Në nder të saj pashai ndërtoi fillimisht urën e Tamarës që i dha më vonë emrin zonës. / KultPlus.com

Të ngjajshme