30 gushti, Dita Ndërkombëtare e të Zhdukurve

30 Gusht, 2023 - 9:20 am

30 gushti shënon Ditën Ndërkombëtre e të Zhdukurve.

Dita ndërkombëtare e të zhdukurve (International Day of the Disappeared) është një ditë e përvitshme përkujtimore më datë 30 gusht, në të cilën njerëzimi kujton fatin e njerëzve, që në kundërshtim me vullnetin e tyre janë zhdukur.

Kjo ditë shënohet edhe në Kosovë, duke përkujtuar të zhdukurit e luftës së vitit 1999, nga e cila 1600 persona figurojnë ende të zhdukur.

Për të shënuar këtë ditë krerët e shtetit do të bëjnë nderime te Memoriali për të Pagjeturit në Prishtinë.

Pas përfundimit të luftës së Kosovës, të zhdukur figuronin rreth 6.500 persona. Prej asaj kohe, janë kryer zhvarrime në varreza masive në Kosovë dhe Serbi./KultPlus.com

Të ngjajshme