Dr Dre nderohet me një yll në “Walk Of Fame”

21 Mars, 2024 - 11:09 pm

Eminem, 50 Cent dhe Snoop Dogg i jane bashkuar Dr Dre në Los Anxhelos, sipas “The Independent”.

Manjati i Hip-Hop-it Dr. Dre është nderuar me një yll në “Hollywood Walk of Fame” i shoqeruar nga reperët Eminem, 50 Cent dhe Snoop Dogg.

Dr Dre, emri i vërtetë i të cilit është Andre Young, ishte një figurë kyçe në skenën e Hip-Hop-it në fillim të viteve 1990 në Bregun Perëndimor, i cili u bë i famshëm në fund të viteve 1980 si pjesë e grupit rap gangster NWA.

Dr Dre tha se ishte shumë mirënjohës për mbështetjen e fansave ndër vite.

“Shumica prej nesh janë rritur së bashku dhe tani që jam gati 60 vjeç, ju ende jeni duke kërcyer me muzikën time dhe unë e vlerësoj këtë”, tha ai. /KultPlus.com

Të ngjajshme