European Commission ka akredituar Universum International College me EU Quality for Higher Education

24 Korrik, 2023 - 6:30 pm

UNI – Universum International College powered by Arizona State University, ka punuar në vazhdimësi me qëllim plotësimin e standardeve europiane të cilësisë, angazhim i cili është vlerësuar me marrjen e ECHE direkt nga Komisioni Evropian. Ky akreditim është një sukses i #UNI, por gjithashtu është një arritje domethënëse për gjithë Arsimin e Lartë në Kosovë.  

UNI është njëri nga 5 institucionet në Ballkanin Perëndimor që është akredituar, dhe paisur me këtë Certifikatë Cilësie, ndërsa nga Kosova janë vetëm #UNI dhe Universteti Amerikan i Kosovës (AUK). 

Europian Erasmus Charter for Higher Education, është një çertifikatë cilësie që u jepet IAL direkt nga European Commission, i cili rikonfimon statusin dhe cilësinë e universiteteve, jo vetëm në pjesëmarrje në programet e arsimit sic është Erasmus+, por tani e tutje cdo lëndë, certifikatë  , diplomë nga UNI njihet automatikisht në universitetet në Bashkimin Evropian. Studentët tanë, nga ky muaji nuk kalojnë në procese të baras-vlerësimit të diplomës për vazhdim të studimeve në BE, apo punësim në shtetet e BE-së. #UNI zyrtarisht bëhet Institucion i Arsimit të Lartë që operon në Bashkimin Evropian.

Ky akreditim njeh dhe vlerëson perkushtimin e #UNI ne ofrimin e studimeve cilesore, kontributin e stafit akademik dhe studentëve, pjesëmarrjen e #UNI në projekte të financuara nga BE dhe më gjerë, cilësinë e jetës akademike, cilësinë programeve të studimit, suksesin e studentëve të UNI pas diplomimit, suksesin e studentëve gjatë studimeve jashtë vendit.

Pajisu me diplomë të njohur nderkombëtarisht, nga UNI – Universum International College i cili menaxhohet nga Arizona State University.

Për më shumë informata rreth programit kontakto +38344144062, [email protected] ose ndiqni UNI në facebook dhe instagram./ KultPlus.com

Të ngjajshme