Narges Mohammadi fiton çmimin Nobel për Paqen

6 Tetor, 2023 - 11:12 am

Komiteti Norvegjez i Nobelit ka vendosur t’i japë Çmimin Nobel për Paqe 2023 Narges Mohammadi për luftën e saj kundër shtypjes së grave në Iran dhe luftën e saj për të promovuar të drejtat e njeriut dhe lirinë për të gjithë.

Lufta e saj e guximshme ka ardhur me kosto të jashtëzakonshme personale. Gjithsej, regjimi e ka arrestuar 13 herë, e ka dënuar pesë herë dhe e ka dënuar me gjithsej 31 vjet burg dhe 154 kamxhik. Mohammadi është ende në burg. / KultPlus.com

Të ngjajshme