​Nga viti i ardhshëm, kush do të vizitojë Venecian, do i duhet të paguajë hyrjen

6 Shtator, 2023 - 10:50 am

Këshilli i qytetit të Venecias të martën i dha dritën jeshile një sistemi të ri që synon menaxhimin e flukseve turistike në rritje, bazuar në pagesën e një tarife hyrjeje që lejon hyrjen në qytetin e vjetër dhe ishujt e tjerë më të vegjël të Lagunës.

Masa përcakton udhëzimet për sistemin e ri, duke përfshirë parimet e përgjithshme, përjashtimet, kontrollet dhe sanksionet, përmes një platforme shumë-kanalesh dhe shumëgjuhëshe që do të vihet në dispozicion së shpejti.

Qëllimi është të dekurajojë turizmin e përditshëm në periudha të caktuara, në përputhje me brishtësinë dhe veçantinë e qytetit me famë botërore.

Tarifa e hyrjes do të duhet të paguhet nga çdo individ mbi 14 vjeç që hyn në qytetin e vjetër të komunës së Venecias, përveç rasteve kur ata bëjnë pjesë në kategoritë e përjashtimeve. Në përgjithësi, tarifa do t’u ngarkohet vizitorëve ditorë.

Sipas ligjit të ri, banorët në komunën e Venecias, punëtorët – duke përfshirë udhëtarët, studentët e çdo shkolle dhe universiteti të vendosur në qytet ose në ishujt më të vegjël – individët dhe anëtarët e familjes që kanë paguar taksën lokale të pronës në Bashkinë e Venecia nuk do të duhet të paguajë tarifën.

Ata që qëndrojnë në ambiente akomoduese që ndodhen në territorin e bashkisë, banorë të Rajonit të Venetos, fëmijë deri në 14 vjeç, persona në nevojë për përkujdes, pjesëmarrës në gara sportive, punonjës policie në detyrë, bashkëshorti, partneri bashkëjetues, përjashtohen nga pagesa.

Pas miratimit nga këshilli bashkiak, një rezolutë e mëtejshme e këshillit do të përcaktojë, përveç ditëve që mbulohen nga tarifa, detaje dhe informacione specifike, si përjashtimi për të gjithë ishujt më të vegjël të Lagunës, intervalet kohore të vlefshmërisë të tarifës dhe vlerës së saj, e cila fillimisht do të caktohet 5 euro./gazetaexpress/KultPlus.com

Të ngjajshme