Plisat: Nuk ka bileta, s’ka problem. Shihemi në Gjermani!

20 Nëntor, 2023 - 6:28 pm

Tifo-grupi Plisat sot kanë dalë me një reagim zyrtar, pasi nuk iu dhanë bileta për ndeshjen futbollistike Shqipëri-Ishujt Faroe.

Në reagimin e tyre thuhet që nuk përbën problem që nuk ka bileta, pasi plisat e kanë përfunduar misionin e tyre, me sukses.

Reagimi i plotë i tyre:

Plisat edhe një herë lajm. Nuk ka bileta.

Por, sot nuk kemi kohë për lajmet tuaja. Plisat e kanë perfunduar misionin e tyre, ME SUKSES.

Kur të gjithë ia kthyen shpinën kombëtares, ne ishim aty! Këta të njejtit, të pandalshmit, të pashantazhueshmit, të vetmit, “kriminelat”, “tradhëtarët”… ne do të jemi gjithmonë aty. Pavarësisht ndërhyrjeve të politikës, e të kujtdo, do të jemi përherë e më të fortë.

Nuk ka bileta – nuk ka problem. Le të shkojnë sonte të tjerët për festë. Në fund të fundit Kombëtarja është e të gjithëve.

Ne do të kthehemi përsëri, edhe në festa – edhe në ditë të vështira.

Plisat janë në festë. Prishtina sonte feston. Feston sepse ajo frymon KUQ E ZI. Sepse KU KA PLISA OSHT’ SHQIPNI.

Shihemi në Gjermani!/KultPlus.com

Të ngjajshme