Presidentja Osmani uron Mbretin Charles lll pas kurorëzimit

6 Maj, 2023 - 5:31 pm

Presidentja Vjosa Osmani ka uruar Mbretin Charles lll, me rastin e kurorëzimit të tij si mbret i Mbretërisë së Bashkuar, shkruan KultPlus.com.

Presidentja Osmani përmes një postimi në Twitter, ka thënë se aleanca e shtetit të Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar do të vazhdojnë të forcohet gjatë mbetërimit të Mbretit Charles.

“Urimet tona të përzemërta Madhërisë së Tyre Mbretit Charles III dhe Mbretëreshës Camilla për këtë kurorëzimin historik. Aleanca midis dy vendeve tona dhe lidhjet midis popujve tanë të vazhdojnë të forcohen gjatë mbretërimit të Mbretit”, ka shkruar Osmani në Twitter.

Në ceremoninë e kurorëzimit të Mbretit Charles lll, kanë marrë pjesë  mbi 2.200 të ftuar nga 203 vende të ndryshme, në mesin e të cilëve ishin edhe Presidentja Vjosa Osmani dhe Presidenti Bajram Begaj./KultPlus.com

Të ngjajshme