QKK: Qorraj la gjurmë të pashlyeshme në fushën e kinematografisë dhe teatrit

23 Gusht, 2023 - 5:40 pm

Sot ka vdekur aktori i mirënjohur kosovar, Xhevat Qorraj, përcjell KultPlus.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Qendra Kinematografike e Kosovës i shprehu ngushëllime familjarëve duke e vlerësuar atë si një artist që la gjurmë të pashlyeshme në fushën e kinematografisë dhe teatrit.

Në vijim KultPlus ua sjell postimin e plotë të QKK-së:

Me dhimje të thellë ju njoftojmë se u nda nga jeta aktori i mirënjohur, Xhevat Qorraj.

Qorraj ishtë artist që la gjurmë të pashlyeshme në fushën e kinematografisë dhe teatrit.

Qendra Kinematografike e Kosovës i shpreh ngushëllime familjarëve, të afërmve, miqve dhe bashkëpunëtorëve të tij.

Xhevat Qorraj për shumë vite ishte aktor në teatrin të Kosovës. Ka luajtur dhe në një numër filmash të suksesshem si: ‘Vera andrron detin’ nga Kaltrina Krasniqi, ‘Tri dritare e një varje’ nga Isa Qosja, ‘Kthimi’ nga Kastriot Avdyli, ‘Kodi i jetës‘ nga Ekrem Kryeziu, ‘Engjujt janë larg’ nga Gjergj Xhuvani./KultPlus.com

Të ngjajshme