Rama i dorëzon pasaportat diplomatike futbollistëve të Kombëtares: Ambasadorë të denjë të shtetit shqiptar

19 Dhjetor, 2023 - 8:58 am

Kryeministri Edi Rama i dorëzoi sot futbollistëve të Kombëtares shqiptare të futbollit pasaporta diplomatike.

I pranishëm në mbrëmjen Gala “Më të mirët 2023”, Rama ia dorëzoi pasaportat kapitenit të Kombëtares, Elseid Hysaj.

Kryeministri Rama tha se “kur skuadra jonë u kualifikua në europianin e 8 viteve më parë ne iu dhamë të gjithë sportistëve, trajnerëve, pasaportën diplomatike, Mirëpo nuk u kualifikuan pas 4 vitesh dhe pasaportës diplomatike iu dogj afati. Tani është koha për ta vënë pasaportën në afat. Nga kjo do të përfitojnë ndër lojtarët që e kanë për herë të parë pasaportën diplomatike si ambasadorë të shtetit shqiptar, ambasadorë të denjë për të cilët jemi shumë krenarë”.

“Thirra kapitenin, sepse ishte mosbesues deri në fund që do merrte pasaportën sot. Normal, kujton se jam si të tjerët, kur them fjalën edhe mund mos ta bëj. Tani do e mësojë edhe Hysaj, që atë që unë them, e mbaj”, tha Rama.

Kapiteni Hysaj u shpreh: “Shumë faleminderit! Dua të falënderoj Presidentin për ftesën në këtë mbrëmje, Kryeministrin për mbajtjen e fjalës. Për mua është një emocion i dytë pas kualifikimit në Euro 2024. Është kënaqësi akoma më e bukur me këtë grupin “e lehtë” që na ra këtë herë”.

“Kam besim tek skuadra që do ia dalim mbanë e ndoshta mund të bëjmë realitet një ëndërr tjetër në Gjermani”, tha Hysaj./ atsh / KultPlus.com

Të ngjajshme