Shkolla Finlandeze hap franshizën e parë të shkollave në Çanakala, Turqi

2 Gusht, 2023 - 2:07 pm

Shkolla Finlandeze në Kosovë ka hapur për herë të parë franshizën e shkollave në Çanakala, Turqi në partneritet me Form Egitim Kurumlari. Shkolla do të implementojë modelin e njëjtë i cili tashmë vepron në Kosovë që 6 vite duke ndjekur praktikat më të mira të sistemit të edukimit finlandez.

Në prezencën e mbi 250 mysafirëve, Themeluesit të Shkollës Finlandeze, Alejtin Berisha, Drejtorit të shkollës Janne Salmela, Përfaqësues të Ambasadës Finlandeze në Ankara, u përurua franshiza e parë në Turqi nga 24 shkolla gjithsej që do të happen në 5 vitet e ardhshme. Ky partneritet synon reformimin e arsimit në Turqi duke zbatuar metodologjitë e Shkollës Finlandeze në Kosovë përmes metodave dhe elementeve më inovative të mësimdhënies.

“Rrjeti i Shkollave Finlandeze synon të ndryshojë jetët e fëmijëve në mbi 100 shkolla në rreth 20 shtete gjatë 10 viteve në vijim. Çanakala është e para nga 24 shkolla të cilat do të hapen vetëm në Turqi,” tha Themeluesi i Shkollës Finlandeze, Alejtin Berisha.

“Ne kemi bërë këtë hap së bashku me Shkollën Finlandeze duke vënë themelet e reformimit të arsimit në Turqi duke implementuar këtë model me perspektivë ndërkombëtare për të arritur cilësi dhe sukses në arsim dhe që nxënësit të arrijnë potencialin e tyre,” thanë përfaqësuesit e Form Egitim Kurumlari.

Shkolla Finlandeze tani me modelin e saj unik të edukimit me sistem finlandez po rritet në nivel botëror duke krijuar metodat më inovative të të mësuarit dhe duke inspiruar ndryshimin edhe jashtë vendit.

Me sistemin numër 1 në botë për edukim; me mësimdhënës të shkëlqyeshëm finlandez dhe ndërkombëtarë; me teknologji të avancuar dhe iPad edukativ për secilin nxënës; me mësimin e bazuar në fenomene e lojra, dhe jo vetëm lëndë; dhe me qasjen krejt ndryshe të të mësuarit dhe zhvillimit të shkathtësive të shekullit 21 tek fëmijët, Shkolla Finlandeze në Kosovë është shkolla ndërkombëtare më inovative në vend me sistemin arsimor më të avancuar në Kosovë. Për më shumë informata mund të kontaktoni në 045 235 650, apo ne Facebook: www.facebook.com/ShkollaFinlandeze./KultPlus.com

Të ngjajshme