Turistja e zhgënjyer me Shqipërinë: Ksamili ka plehra kudo, sa turp (VIDEO)

29 Korrik, 2023 - 11:00 am

Me sa duket Ksamili “nuk i ka lënë shije të mirë” një turisteje që zgjodhi të kalojë pushimet në jug të Shqipërisë. Turistja ka postuar në rrjete sociale një video kur tregon realitetin e hidhur me plehrat që hidhen vend e pa vend, edhe në Ksamil.

“Edicioni ‘Instagram’ vs Realiteti në Shqipëri! Ndonëse më pëlqeu Ksamili për plazhet e bukura, më habiti pak edhe sasia e plehrave kudo anash rrugës. Sa turp”, shkruan Dian, e cila në video kritikon mënyrën sesi i menaxhon plehrat bashkia e Sarandës në Ksamil./ KultPlus.com

Të ngjajshme