“Dhimbja dhe mërzia janë dy armiq të lumturisë njerëzore.”

22 Shtator, 2019 - 9:30 pm

Arthur Schopenhauer është njëri nga filozofët më të shquar gjerman që përmes mendimit të tij ka siguruar pavdekësinë historike ndër breza, shkruan KultPlus.com

Këtu kemi zgjedhur disa nga thëniet e tij më të njohura:

“Njeriu i pasur së jashtmi, por mjeran përbrenda, përpiqet më kot të zëvendësoj mjerimin e brendshëm me pasuritë e tij. Në këtë mënyrë, varfëria e brendshme bëhet më në fund, shkaku i mjerimit.”

“Njeriu sa më shumë që ka në vetvete, aq më pak ka nevojë për botën jashtë tij, aq më pak vlejnë të tjerët. Lartësia e gjeniut qon te mungesa e shoqërizimit. Nëse mund të zëvendësohej cilësia e shoqërisë me sasinë, ndoshta do t’ja vlente të jetohej në botë; por megjithatë, nga njëqind të çmendur bashkë, zor se mund të nxjerrësh një të mençur.”

“Dhimbja dhe mërzia janë dy armiq të lumturisë njerëzore.”

Arthur Schopenhauer, “Këshilla për jetën”

Të ngjajshme