“E gjithë bota duhet të ketë të drejtë për ato 15 minuta lavdi…”

28 Maj, 2019 - 9:18 pm

Andrew Warhola, ose më shumë i njohur si Andy Warhol(1928-1987) ishte një artist plastik dhe kineast amerikan, roli i të cilit ishte thelbësor në zhvillimin e artit popullor. Bohemian, piktoresk dhe kokëshkretë, Warhol u bë i famshëm falë pikturës dhe kinemasë avangardë. 

Ja disa nga frazat e tij më të njohura.

“Ideja nuk është të jetosh përgjithmonë, ideja është të krijosh diçka që ajo të jetojë.”

“Të blesh është më shumë amerikane sesa të mendosh dhe unë jam kulmi i amerikanizmit.”

“Arti është ai që ti lë të dalë.”

“Në të ardhmen e gjithë bota do të jetë e famshme për 15 minuta. E gjithë bota duhet të ketë të drejtë për ato 15 minuta lavdi.”

“Nuk besoj tek vdekja, sepse unë nuk jam prezent për ta ditur që në fakt ajo ka ndodhur.”

“Nëse doni të dini gjithçka mbi Andy Warhol, mjafton të shihni pikturat e mia dhe filmat dhe aty jam. Nuk ka gjë tjetër.”

“Frymëzimi është television.”

“Kam frikë se nëse e përqendron vëmendjen në një gjë për një kohë të mjaftueshme e humb të gjithë domethënien e saj.”

“Nuk lexoj kurrë, shoh imazhet.”

“Arti komercial është më i mirë se arti për artin.” / Bota.al/KultPlus.com

Të ngjajshme