Ekskluzive për shkrimtarin me shenjën e veçantë në jetë e në letra, Petro Markon (VIDEO)

10 Janar, 2021 - 11:49 am

Petro Marko la gjurmë të pashlyeshme në historinë e letrave shqipe, duke qenë ende ‘i gjallë’ nëpërmjet fjalës së tij të shkruar, shkruan KultPlus.

Veprimtaria e tij e bujshme do të kujtohet sonte nëpërmjet ekranit televiziv, teksa në videodokumentar do të shfaqen sekuenca ekskluzive nga Petro Marko, familjarët dhe miqtë e tij.

Ndër të tjera, Marko në këtë video thekson se asnjëherë nuk kishte menduar për botime, mirëpo gjithmonë e kishte parë shkrimin si një shprehje të dhimbjes së tij.

Lajmin e ka bërë të ditur shkrimtari Zija Çela. / KultPlus.com

Të fundit

Të ngjajshme