Albumi i Drake & 21 Savage, kryeson listën e albumeve në SHBA

20 Nëntor, 2022 - 3:30 pm

Albumi “Her Loss”, bashkëpunim mes reperit kanadez Drake dhe 21 Savage, është albumi numër një në Shtetet e Bashkuara këtë javë.

Në vendin e dytë në tabelën “Billboard 200” të së shtunës është “Midnights” e Taylor Swift, e ndjekur nga “It’s Only Me” e Lil Baby në vendin e tretë , “Un Verano Sin Ti” e Bad Bunny në vendin e katërt dhe “Smithereens” e Joji në vendin e pestë.

Të tjerë në top-10 janë “Dangerous: The Double Album” i Morgan Wallen në vendin e gjashtë, “The Highlights” i The Weeknd në vendin e shtatë, “House” i Harry Styles në vendin e tetë, “American Heartbreak” i Zach Bryan në vendin e nëntë dhe “Gemini Rights” i Steve Lacy në vendin e dhjetë. /Klankosova/ KultPlus.com

Të ngjajshme