“Çka do t`ju themi nënave…”

20 Dhjetor, 2017 - 5:07 pm

Para pak ditësh e sollëm një këngë të Hana Cakulit dhe Kushtrim Hoxhës, një bashkëpunim fenomenal i cili edhe sot dëgjohet e shijohet.

Sot po e vazhdojmë me Hanën. Hana, tanimë një nënë e përkushtuar dhe pak më larg muzikës, ka disa këngë të mahnitshme në repertorin e saj.

“Çka do t`ju themi nënave” është këngë e shkruar nga Aida Baraku, e kënduar nga Hana, shkruan KultPlus.

Kënga ka qenë pjesëmarrëse në Top Fest 2008, pra ka rreth dhjetë vite jetë dhe mbetet një baladë e fuqishme për dashurinë e humbur.

Po e sjellim këtu edhe tekstin e këngës në fjalë, në këtë periudhë kur çdo ditë po i rikthehemi këngëve më të vjetra të cilat i përkisnin një tregu tjetër muzikor.

Vdes per dy gota nes
si nje ndertese e rende me ra krese
kete mengjes,per vdekje qelloi
fjala e fundit si e plumbit,nga buzet shpetoi.
e vend i vogel eshte ky,
cdo kalimtare do te na ndal..ndaaaaal te pyes per ne te dy.

cka do t’iu themi nena…ve
cka do t’iu themi shok…eve
cka do t’iu themi,shembull do te jemi per taaa…
si shemben dashurite e medha.

mal i pyetjeve
si biciklete e vjeter,rrezohet para kembeve
u nise ngadale duket se gjeja me e veshtire
eshte te thuash me fal,

pasqyre e madhe prane nesh
sa i shemtuar me dukesh , ti…
per nje moment,DASHURI…….

cka do t’iu themi nena…ve,
cka do t’iu themi shok…eve
si do t’iu themi qe shpoi kah qielli
dhe raaa… (nje pallat nga rëra)

cka do t’iu themi nena…ve
cka do t’iu themi shok…eve
cka do t’iu themi,force a do te kemi ne
cka do t’iu themi,zemer a kemi per ta
fjale magjike s’kaaaa…
sot shemben dashurite e medhaaaa….
sot shemben dashurite e medhaaaa….
sot shemben dashurite e meeedhaaaa…. / KultPlus.com

Të ngjajshme