Dita Ndërkombëtare e Muzikës me super artistë nesër në Amfiteatrin e Pishinës së Gërmisë

20 Qershor, 2023 - 3:12 pm

Dita Ndërkombëtare e Muzikës do të sjell nesër një super performancë me super artistë në Amfiteatrin e Pishinës së Gërmisë.

Performuesit e kësaj nate do të jenë Dren Abazi & Zig Zag Orchestra, Alban Nimani me Asgje sikur dielli dhe Secret 47 & Groove Souldiers.

Për të festuar bashkë fillimin e kësaj vere, Komuna e Prishtinës ju fton nesër, më 21 Qershor prej orës 19:00 në Amfiteatrin e Pishinës së Gërmisë për të përjetuar muzikë në mes të natyrës me zërat më të bukur të skenës sonë muzikore.

Hyrja është falas. / KultPlus.com

Të ngjajshme