Dua Lipa përballet me padi për të drejtat e autorit për hitin Levitating

2 Gusht, 2023 - 1:50 pm

Këngëtarja Dua Lipa po përballet me një pretendim prej shumë milionë dollarësh për të drejtën e autorit për përdorimin e një regjistrimi në  hitin e saj ‘Levitating’, shkruan BBC, transmeton KultPlus.

Aksioni ligjor u ngrit nga muzikanti Bosko Kante, i cili pretendoi se ylli përdori një regjistrim të bërë me talk box-in e tij në remiks të këngës pa leje. Edhe pse ndaj Dua Lipës janë bërë padi, prapw se prapw as ajo dhe as labeli i saj Warner Music Group nuk i janë përgjigjur fare këtyre pretendimeve.

‘Levitating’ është një nga këngët më të njohura të Dua Lipës nga albumi i saj i vitit 2020 Future Nostalgia.

Aksioni ligjor, i cili u ngrit në Los Anxhelos të hënën, pretendon se Bosko ka të drejtë për më shumë se 20 milion dollarë (15.6 milion £). Aty thuhet se ylli britaniko-shqiptar, Dua Lipa kishte leje të përdorte kutinë e bisedave në regjistrimin origjinal, por jo në ndonjë remix, raportoi Reuters.

Bosko ende nuk ka komentuar publikisht mbi pretendimin e tij, megjithatë Billboard raporton se avokatët e tij thonë se ai ka bërë “përpjekje të shumta” për të zgjidhur çështjen, të cilën ata e quajnë një “shkelje të hapur” të së drejtës së tij të autorit.

Avokatët thonë se Bosko ka ndërmarrë veprime ligjore sepse këngëtarja dhe labeli i saj kishin treguar “mosgatishmëri për të bashkëpunuar ose për të pranuar përgjegjësi”.

Nuk është hera e parë që Dua Lipa, e cila aktualisht është në top listë me këngën e saj Dance the Night Away, përballet me pretendime për të drejtën e autorit për Levitating.

Në vitin 2021, ajo u padit gjithashtu për pretendimet se kishte vendosur një foto paparac të saj në Instagram pa leje./ KultPlus.com

Të ngjajshme