Festivali Shqipëri-Izrael, ngjarjet kulturore zgjasin deri më 21 shtator

14 Shtator, 2021 - 10:03 pm

 “Festivali Kulturor Shqipëri–Izrael” vjen në edicionin e parë të tij  prej 12-21 shtator.

Këtë vit, Festivali do të sjellë një varietet unik eventesh dhe shfaqjesh në fushat e muzikës klasike dhe tradicionale, arteve figurative, kinematografisë, fotografisë, letërsisë e kostumografisë.

Ideja e krijimit të festivalit lindi si njohje dhe shkëmbim vlerash mes dy vendeve.

Almira Emiri, Drejtore Artistike e Festivalit dhe pianiste shqiptare e mirënjohur në arenën europiane dhe në Izrael, e cilëson eventin si një mundësi të artë promovimi për artin dhe kulturën.

Festivali është një iniciativë unike në skenën kulturore shqiptare dhe ballkanike. Ndër pjesëmarrësit e këtij viti do jenë Klezmer Orchestra nga Izraeli, Kuartet Harqesh nga Filarmonia e Berlinit, Nitzan Bartana nga Orkestra e Bazelit dirigjentja Suzana Turku, Sivan Rotem nga Izraeli, e shumë të ftuar të tjerë të veçantë.

Vetë Almira do të vijë nëpërmjet interpretimit në piano së bashku me Kuartet Harqesh nga Filarmonia e Berlinit, të premten, tek Liceu Artistik Jordan Misja./KultPlus.com

Të ngjajshme