Goran Bregoviç do ta sjellë Ballkanin në zemër të Evropës

28 Janar, 2020 - 5:48 pm

Në edicionin e tij të 14-të, Balkan Trafik edhe sivjet do të sjellë një copëz Ballkani në Bruksel.

Balkan Trafik këtë vit do të mbahet nga 23-26 prill, në Bruksel, në qendër të Evropës. Deri tani disa performues janë konfirmuar për pjesëmarrës në këtë festival.

Goran Bregović & his Wedding and Funeral Big Band do të këndojnë në Bruksel në datë 25 prill. Goran Bregović, i lindur në Sarajevë, është një ndër këngëtarët më të njohur të ish Jugosllavisë, pjesë edhe e Bjelo Dugmes dikur.

Zdob și Zdub, grup nga Moldavia, poashtu do të këndojë në këtë organizim, me datë 24 prill, shkruan KultPlus.

VK concerts, La Madeleine, Cinema Palace dhe Grand Place në Bruksel janë katër lokacionet ku do të mbahet festivali që synon të përfaqësojë këtë pjesë të Evropës para qytetarëve në Bruksel dhe Belgjikë. Këtë vit, në proces me Balkan Trafik është përfshirë edhe Ambasada e Kosovës në Bruksel.

Këtë vit, në festival do të ketë edhe koncerte, filma, vallëzim, letërsi, tabela diskutimi e panele, gastronomi, teatër dhe poashtu art të rrugës. Së shpejti do të dihet edhe për shqiptarët që do të jenë pjesë e këtij festivali. / KultPlus.com

Të ngjajshme