Hashim Thaçi dekoron Shyhrete Behlulin

1 Gusht, 2018 - 11:55 am

Presidenti Hashim Thaçi ka dekoruar sot këngëtaren Shyhrete Behlulin, shkruan KultPlus.

Lajmin e ka bërë të ditur vet presidenti i cili i ka ndarë këngëtares Medaljen Presidenciale të Meritave

“Këngëtares së njohur, Shyhrete Behluli, sot i ndava Medaljen Presidenciale të Meritave. Janë bërë më shumë se katër dekada që pareshtur, me tërë forcat e saj, ajo iu përkushtua zhvillimit dhe promovimit të këngës popullore shqip”, ka shkruar ai në postimin e tij në Facebook.

Sipas presidentit me këngët e saj për atdheun, flamurin, heroizmin, Kosovën dhe Shqipërinë, janë rritur dhe frymëzuar gjenerata të tëra. /KultPlus.com

Të ngjajshme