Jennifer Lopez do të marrë çmimin special në MTV Movie & TV Awards

3 Qershor, 2022 - 3:00 pm

Jennifer Lopez do të nderohet me çmimin Generation Award në MTV Movie & TV Awards të këtij viti, si si rezultat i arritjeve të shumta të yllit të shumëfishtë në film dhe televizion, përcjell KultPlus.

Shfaqja, e drejtuar nga Vanessa Hudgens, do të transmetohet drejtpërdrejt nga Barker Hangar në Santa Monica, Kaliforni në MTV më 5 qershor.

Çmimi Generation nderon aktorët, kontributi i të cilëve në film dhe TV i ka bërë të njohur. Ndër marrësit e mëparshëm të çmimit janë: Scarlett Johansson, Dwayne “The Rock” Johnson, Chris Pratt, Will Smith, Reese Witherspoon, Robert Downey, Jr., Mark Wahlberg, Sandra Bullock, Jamie Foxx, Johnny Depp, Ben Stiller, Adam Sandler, Mike Myers, Tom Cruise, Jim Carrey dhe e gjithë ekskluziviteti i Fast & Furious.

Jennifer Lopez do të publikojë një dokumentar të ri të Netflix të quajtur “Halftime” më 14 qershor. /KultPlus.com

(Photo by: Nathan Congleton/NBCU Photo Bank/NBCUniversal via Getty Images via Getty Images)

Të ngjajshme