Koncerti solidar në Vjenë për të prekurit nga tërmeti

2 Janar, 2020 - 5:00 pm

Në ndihmë dhe mbështetje për familjet e viktimave dhe të prekurve nga tërmeti në Shqipëri, Philarmonic Ensemble Vienna, nën drejtimin e Shkëlzen Doli, dha një koncert solidarizimi në Ehrbar Saal, Pryaner Konservatorium Wien.

“Bashkëatdhetarët që punojnë e jetojnë në Austri, si dhe miq e dashamirës austriakë ndoqën shfaqjen e nivelit më të lartë artistik të anëtarëve të Filarmonisë së Vienës. Të ardhurat nga biletat shkojnë në ndihmë të kapërcimit të pasojave të shkaktuara nga tërmeti”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së Shqipërisë në Vienë.

Ambasadori i Shqipërisë në Vjenë Roland Bimo në fjalën e përshëndetjes falenderoi Nuncin Apostolik, Shkëlqesinë e tij Kryepeshkopin Pedro Lopez Quintana për pjesëmarrjen dhe solidaritetin e tij.

Gjithashtu falenderoi dhe artistët për kontributin si dhe sponsorët e aktivitetit Alban Shehri, Elmaz Libohova. /KultPlus.com

Të ngjajshme