Orkestra Filharmonike sjell koncertin e radhës me violonçelistin Konstantin Manaev, nën dirigjimin e Gregory Charette

24 Tetor, 2023 - 1:24 pm

Orkestra Filharmonike e Kosovës më datë 29 tetor do të mbaj koncert nën dirigjimin e dirigjentit amerikan Gregory Charette, që për solist ka violonçelistin, Konstantin Manaev, shkruan KultPlus.

Filharmonia e Kosovës përmes një postimi në facebook ka paralajmëruar për pasurinë artistike të koncertit.

“Përgatituni të mahniteni nga një program i pasur muzikor, duke përfshirë premierën e veprës “Attempt” për orkestër harqesh, të kompozitorit të ri kosovar, Ersan Januzi, vijuar nga Koncerti i 1-të për Violonçel nga Dmitri Shostakovich dhe Simfonia Nr. 1 e kompozitorit Jean Sibelius. Një përvojë muzikore që nuk duhet humbur”, thuhet në njoftimin e Filharmonisë.

Koncerti do të mbahet më 29 tetor në ora 20:00 në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë, dhe hyrja do të jetë falas për të gjithë adhuruesit e muzikës klasike./KultPlus.com

Të ngjajshme