Sot 12 vjet nga miratimi i Himnit të Kosovës

11 Qershor, 2020 - 10:45 am

“Evropa” është himni kombëtar i Republikës së Kosovës. Himnin e Kosovës e kompozoi Mendi Mengjiqi.

Ashtu si edhe himnet kombëtare të Spanjës, Bosnje-Hercegovinës dhe San Marinos, ai nuk ka një tekst zyrtar, por që tekste jozyrtare janë shkruar për të. Ai u zgjodh për shkak se nuk përmbante asnjë referencë të ndonjë grupi të veçantë etnik. U zgjodh nga Kuvendi i Kosovës, më 11 qershor 2008, me 72 deputetë në favor, 15 kundër dhe 5 abstenime.

Më 12 Mars të vitit 2008, Kuvendi i Kosovës shpalli të hapur një konkurs për zgjedhjen e himnit në gazetat e Prishtinës dhe në faqen zyrtare të internetit të Kuvendit. Rregullat përfshinin:

  • “Kompozimi duhet të jetë i dallueshëm: – duhet të jetë unik dhe origjinal”
  • “Gjatësia e kompozimit nuk duhet të zgjasë më pak se 30 sekonda ose më shumë se 60 sekonda.”
  • “Tekstet mund të jenë të përfshira, në çdo gjuhë zyrtare të Republikës së Kosovës” mirëpo, miratimi përfundimtar nuk do ta përfshinte atë. Zgjedhja e tekstit për himnin do të kishte qenë një detyrë e vështirë, sepse shumica e Popullsisë së Kosovës janë Shqiptarë, Serbët janë grupi i dytë më i madh etnik. Qeveria theksoi se asnjë grup etnik nuk duhet të diskriminohet, duke e shpallur shtetin “republikë demokratike, laike dhe multietnike” gjë që e bënte të vështirë gjetjen e një teksti i cili nuk do të favorizonte asnjë grup etnik mbi një grup tjetër. Probleme të ngjashme janë shfaqur gjatë zgjedhjes së flamurit të Kosovës. Për më tepër, rregullat gjithashtu thonë se propozimi “Nuk duhet të jetë i ngjashëm me ndonjë himn apo këngë popullore e cilitdo vend, ose himnin e cilësdo parti politike, lëvizje apo institucion të Republikës së Kosovës, ose të implikojë besnikëri ndaj ndonjë bashkësie etnike të Republikës së Kosovës.”
  • Propozimet duhet të dorëzohen deri më 31 Mars të vitit 2008.
  • Kompozitorit të pjesës së miratuar do t’i jepen €10.000 dhe dy propozimet e tjera të kualifikuara do të marrin €7,000 dhe €5,000. / KultPlus.com

Të ngjajshme