Bon Vivant – të ndërtosh kulturën e një qyteti

16 Tetor, 2021 - 11:00 am

Shkruan Ballsor Hoxha

I.

‘Kafiqi’ – harta e shpirtit të Prishtinës

II.

Pandemia, ‘Kafiqi’ – a jemi përballë kotësisë së vlerave tona?

III.

‘Kafiqi’ – sociologjia ku ndodh lufta jonë!

IV.

Kafet e rakisë – “Rakia connecting people”

V.

MIQT – ‘çmenduria’ e guximit Prishtinas

VI.

Bon Vivant – të ndërtosh kulturën e një qyteti

Bon Vivant është një nga ato ambientet të cilat edhe është shumë vështirë shmangen apo të injorohen, e po ashtu edhe shumë vështirë ‘barten’ (pranohen) në kuptimin e estetikës që ofron.

Nuk ka njeri në Prishtinë që jo vetëm nuk di për këtë ambient, por edhe orientimi në këtë lagje bëhet duke iu referuar atij. Por dhe nuk ka njeri i cili nuk ‘ankohet’ për – ekskluziven – e tij (përjashtimin). Por, duhet ditur një gjë, Bon Vivant edhe e ka krijuar vetë ambientin e tij, duke nisur nga asgjëja, e edhe është ambient rrënjësisht i përgjegjshëm për kulturën në të cilën dhe të cilën e ofron me shërbimet e veta. Aq më shumë që e ndërton atë vetë. Me një fjalë, Bon Vivant përmes punës dhe pasionit të tij, është me të vërtetë më i madh, se vetë shpirtngushtësia (lexo: të qenit ‘underdog’!) e shumë qytetarëve të Prishtinës.

Thënë thjeshtë, Bon Vivant në Prishtinë është ajo çka do të thotë të jesh punëtor dhe kopshtar i pasionit tënd. Njihemi si njerëz dembelë e jo-punëtorë, por është dëshmuar kushedi sa herë se jemi njerëz me të gjitha të këqijat e të mirat e njeriut, si të gjithë; e jemi shumë punëtorë kur e gjejmë si të fuzionojmë nevojën dhe pasionin. Bon Vivant, jo që e ka gjetur këtë, por ai ka krijuar një kulturë dhe estetikë të tërë dhe unike në këtë domen.

Hapur në një prej rrugëve më të gjalla dhe më në qendër të Prishtinës, është ambient që primare e ka shërbimin. Por jo në kuptimin e restoranteve serioze apo të “kravatave”, por duke krijuar atmosferë, kujdes dhe duke komunikuar shpirt, shpirt dhe frymë bashkësie dhe ndër-njerëzoreje.

Shërbimi i Bon Vivant në Prishtinë është detajist, i ndjeshëm dhe sidomos dhe saktësisht ‘preciz’ deri në imtësinë më të vogël e që mund të jetë shërbimi i ujit. Në të vërtetë shërbimi i Bon Vivant është preciziteti në mundësimin e shijimit të krijimeve të tij, preciziteti në shërbimin e tyre, dhe pasioni i të ruajturit të një shpirti të veçantë dhe unik të vetë tyre, por edhe të Prishtinës po ashtu.

Sigurisht, duke përfshirë edhe namin e shpirtngushtësinë e atyre ‘jashtë’ Bon Vivant, kjo kafiteri ruan me kujdes dhe mjeshtëri krejtësisht xheloze dhe të pasionuar ambientin e saj.

Dhe pikërisht këtu, fillon tregimi dhe historia e Bon Vivant, në veçantinë dhe uniken e ndërtimit të këtij ‘ambienti’. Sa për të ilustruar, për ata që e njohin muzikën e cila është dominuese në Bon Vivant, aty kombinohet kjo prej bendit të njohur – re:jazz -, i cili është i specializuar për mishërimin e muzikës bashkëkohore në jazz, pastaj tek Gotan Project, e edhe të duos daneze Koop, etj. Gjë që do të thotë se muzika është një prej gardianëve më të fuqishëm të këtij ambienti. Është një prej shërbimeve më të mjeshtëruar dhe aq më shumë të kujdesshme të tij.

Tregimi për Bon Vivant është tregimi i hapjes dhe kulturëzimit të Prishtinës, jo pse ajo nuk e ka pasur atë, por (së paku) nuk ka qenë aq i arritur dhe i qëmtuar. Por aq më shumë, ky kulturëzim në këtë fushë të kulturës, nuk është arritur nga jashtë, ai është ndërtuar dhe arritur prej së brendshmi dhe prej vetë Prishtinës. Është Prishtina duke gjetur rrugën e krijimit të ambientit dhe të ndërtimit të pasionit të socializimit dhe të argëtimit e të shijuarit të të bukurës qoftë në ushqim, kafe tejet preciz të kultivuar dhe koktejeve shumë interesante.

Për dallim prej shumë ambienteve të tjera të cilat kanë krijuar dhe mundësuar hapjen e Prishtinës në arkitekturë e kulturë globale dhe bashkëkohore, por që kurrë nuk kanë arritur të ndër-kumunikojnë as shijen e tyre dhe as shërbimin e tyre, Bon Vivant e ndërton dhe e kultivon edhe klientelën e saj duke krijuar raport dhe socializim tejet të afërt.

Tregimi i Bon Vivant në Prishtinë është tregimi i pasionit që është ndërtuar në një kopsht të përbashkët të shijuesve dhe të vetë atij, një histori relativisht e shkurtë por me nam e impakt tejet të rëndësishëm në kulturën e Prishtinës.

Dhe, për fund, të gjitha inferioritetet në pranim të Bon Vivant, ashtu siç është: i paarritshëm në pasionin e tij, janë vetëm “shortfall” i shpirtngushtësisë (lexo: të qenit nën presionin e mbijetesës!) së vetë të njëjtëve. Ai, megjithatë, është pikërisht ashtu siç e shohim, pasion i pastër në kulturën e kësaj fushe./KultPlus.com

Të ngjajshme