Newborn dhe Anemone

16 Shkurt, 2020 - 10:06 pm

Nga: Shpresa Komani-Frrokaj

Këtë vit NEWBORN i kushtohet të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë. Kjo ide nuk lindi rastësisht, është një ide e kamotshme për t’i dhënë zë fatit të 20.000 të mbijetuarve të dhunës seksuale të luftës së fundit. 12 vite shtet, 12 fjalë janë pak, për të ndjerë dhembjen e madhe që ata i shoqëron çdo ditë, çdo javë dhe gjithë jetën…

E këtë shtet e ndërtojë edhe fati i tyre, një fat i hidhur qe 20 vjet pas nuk u ndryshua, duke mbetur i njëjtë në çdo ditë, në çdo datë e në çdo stinë. Përkrahja jonë për të mbijetuarat, përmes NEWBORN këtë herë do i kaloj kufijtë, do të shkojë përtej oqeaneve…KOSOVA E TYRE ME NE FUND FESTON TRIUMFIN E LIRISE, FESTON PER TE I KUJTUAR SA JANE GJALL, ENDE GJALLE

Shumë të mbijetuar të dhunës seksuale tashmë janë bërë nëna dhe baba, janë bërë gjyshër dhe gjyshe, disa të tjerë nga stigma as që janë martuar, duke u frikësuar që fati i tyre i trishtë mund të kuptohet nga personi që do e kalonin jetën.

Këtë herë NEWBORN, është me ngjyrë të zezë, dhe me shumë ngjyra të tjera në të. Këtë herë vjen me lulen ANEMONE, me lulen identifikuese të fatit te tyre. Me lulen e shpresës së vetme që do t’i përcjell përgjatë gjithë jetës. Këtë herë, në NEWBORN do të jetë i vendosur në të njëjtin vend, por pesha e tij është më e madhe se kurrë, është emocion i gjallë, shpresë e gjallë për ditë më të mira, për një jetë më të mirë.

Dhuna seksuale që ndodh në gjithë botën fatkeqësisht, çdo javë, ditë, muaj, minuta dhe sekonda,  është plagë që nuk e fshijnë as vitet e as vet jeta, nuk e lanë asnjë ujë dhe nuk e shter asnjë burim. /KultPlus.com

Të ngjajshme