‘Jeta e vërtetë e njeriut është e lumtur, kryesisht për shkak se ai është gjithnjë në pritje që ajo së shpejti do të jetë kështu’

I lindur në vitin 1809, Edgar Allan Poe ishte fëmija i dytë i dy aktorëve Elizabet dhe David Poe. Në vitin 1810, babai i tij braktis familjen. Në vitin 1811, mamaja e tij vdes nga tuberkulozi i mushkërive, duke e lënë jetim. Ky do të jetë fillimi i jetës së tij mizore. Gjatë jetës së tij ai shkroi disa vepra, prozë dhe poezi të cilat edhe sot lexohen me endje, shkruan KultPlus.

Më poshtë po listojmë disa thënie nga veprat e tij:

Beso vetëm gjysmën e asaj që sheh dhe asgjë nga ajo që dëgjon.

E gjithë feja ka dalë thjesht nga mashtrimi, frika, lakmia, imagjinata, dhe poezia.

Gjithçka që ne shohim apo duket është një ëndërr, por brenda një ëndrre.

Bukuria e çfarëdo lloji, në zhvillimin e saj suprem, pa ndryshim e prek shpirtin ndjeshëm deri në lot.

Do të vërtetohet, në fakt, se të zgjuarit janë gjithmonë të çuditshëm, dhe me të vërtetë përfytyrues shumë me tepër se analitikë.

Jeta e vërtetë e njeriut është e lumtur, kryesisht për shkak se ai është gjithnjë në pritje që ajo së shpejti do të jetë kështu.

Shkenca nuk ka mësuar ende nëse çmenduria është apo nuk është madhështi e inteligjencës.

Kufijtë që ndajnë Jetën nga Vdekja janë të paqartë dhe të vagullt. Kush do të thotë se ku e mbaron njëra dhe ku fillon tjetra?

Të përgojuarit e një njeriu të madh është mënyra në të cilën një njeri i vogël mund të arrijë madhështinë.

Ata që ëndërrojnë ditën njohin shumë gjëra që iu shpëtojnë atyre që ëndërrojnë vetëm natën./KultPlus.com

Çelja e sezonit turistik, Filo: Korça mirëpret 15 agjenci turistike

Kryebashkiaku i Korçës, Sotiraq Filo tha sot se Korça mirëpriti 15 agjencitë turistike më aktive në vend.

Në aktivitetin e organizuar me rastin e çeljes së sezonit veror, ku i pranishëm ishte edhe drejtuesi politik i PS për Korçën, Niko Peleshi, si edhe Prefekti i qytetit, Nertil Jole, kryebashkiaku Filo u shpreh se kjo është një mundësi e vyer për të prezantuar nga afër ofertën e pasur të Korçës.

“Natyrë e mrekullueshme, trashëgimi kulturore, gastronomi autentike dhe një kalendar ngjarjesh që e bëjnë Korçën destinacionin e preferuar të verës”, tha ai.

Sipas Filos, bashkëpunimi me profesionistët e turizmit është çelësi për të forcuar promocionin e Korçës dhe për të ndërtuar një zhvillim sa më të qëndrueshëm e gjithëpërfshirës.

“Korça është gati për një sezon veror të jashtëzakonshëm”, u shpreh Filo.

Korça çeli sot sezonin turistik me Festivalin Ndërkombëtar të Karnavaleve, një paradë plot ngjyra e aktivitete që dhurojnë një atmosferë të veçantë për të gjithë qytetarët.

E njohur për Karnavalet e famshme Korça, e ka shndërruar këtë traditë në një nga festat më të bukura të qytetit. Muzika dhe alegria, i bëjnë karnavalet, ftesën unike korçare për turistët vendas e të huaj.

Nga aktiviteti për mikpritjen e 15 agjencive turistike në Korçë./ KultPlus.com

Barazim pa gola në “Air Albania” në ndeshjen Shqipëri-Serbi

Shqipëria ka marrë vetëm një pikë përballë Serbisë, pasi ndeshja që u zhvillua në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2026 përfundoi pa gola.

Ndeshja nisi shumë mirë për Shqipërinë, që lëvizte topin rrjedhshëm dhe sigurt.

Shqipëria tentoi nga të gjitha anët, por serbët ishin shumë të mbyllur në defanzivë.

Shqipëria është e dyta në Grupin K me katër pikë, pasi Anglisë që ka nëntë, Letonia me tri, Serbia me një dhe Andorra ende pa pikë. / KultPlus.com

“SHBA 2026” – Nis sfida Shqipëri – Serbi

Ka nisur sfida mes Kombëtares shqiptare të futbollit kundër Serbisë në “Arenën Kombëtare” të Tiranës, sfidë kjo e vlefshme për Grupin K kualifikues të Kupës së Botës 2026.

Kjo është ndeshja e tretë për Kombëtaren në Grupin K, me kuqezinjtë që pas humbjes me Anglinë dhe fitores me Andorrën mbajnë vendin e dytë me tre pikë.

Nga ana tjetër Serbia ka qenë e impenjuar në Ligën e Kombeve dhe sfida e sotme është debutuese për ta në këtë grup.

Grupi K kryesohet nga Anglia me 9 pikë pas 3 fitoreve, ndërsa Letonia është e treta me 3 pikë.

Pak minuta para fillimit të sfidës, janë zbuluar formacionet zyrtare, me trajnerët që kanë zgjedhur titullarët e kësaj përballje. Trajneri Silvinjo i ka shtangur të gjithë me titullarët. Surpriza është Shehu në mesfushë, i cili merr vendin e Ramadanit. Në të djathtë të sulmit, luan Broja, Hoxha në të majtë dhe Manaj në qendër.

FORMACIONET ZYRTARE:
SHQIPËRIA: Strakosha; Hysaj, Ajeti, Gjimshiti, Mitaj; Shehu, Asllani, Laçi; Hoxha, Broja, Manaj.

SERBIA: Petrovic, Pavlovic, Milenkovic, Erakovic, Lukic, Maksimovic, Zivkovic, Terzic, Samardzic, Mitrovic, Vlahovic./ KultPlus.com

Shqipëri – Serbi, publikohen formacionet e ndeshjes

Kombëtarja shqiptare e futbollit luan sot në orën 20:45 kundër Serbisë në “Arenën Kombëtare” të Tiranës, sfidë kjo e vlefshme për Grupin K kualifikues të Kupës së Botës 2026.

Kjo do jetë ndeshja e tretë për Kombëtaren në Grupin K, me kuqezinjtë që pas humbjes me Anglinë dhe fitores me Andorrën mbajnë vendin e dytë.

Nga ana tjetër Serbia ka qenë e impenjuar në Ligën e Kombeve dhe sfida e sotme është debutuese për ta në këtë grup.

Grupi K kryesohet nga Anglia me 6 pikë pas 2 fitoreve, ndërsa letonia është e treta me 3 pikë.

Pak minuta para fillimit të sfidës, janë zbuluar formacionet zyrtare, me trajnerët që kanë zgjedhur titullarët e kësaj përballje. Trajneri Silvinjo i ka shtangur të gjithë me titullarët. Surpriza është Shehu në mesfushë, i cili merr vendin e Ramadanit. Në të djathtë të sulmit, luan Broja, Hoxha në të majtë dhe Manaj në qendër.

FORMACIONET ZYRTARE:
SHQIPËRIA: Strakosha; Hysaj, Ajeti, Gjimshiti, Mitaj; Shehu, Asllani, Laçi; Hoxha, Broja, Manaj.

SERBIA: Petrovic, Pavlovic, Milenkovic, Erakovic, Lukic, Maksimovic, Zivkovic, Terzic, Samardzic, Mitrovic, Vlahovic./ KultPlus.com

DORTMUND, GERMANY – JUNE 15: Players of Albania pose for a team photograph prior to the UEFA EURO 2024 group stage match between Italy and Albania at Football Stadium Dortmund on June 15, 2024 in Dortmund, Germany. (Photo by Michael Regan – UEFA/UEFA via Getty Images)

Shqipëri – Serbi, sfida e zjarrtë për Botërorin, Tirana ‘ndizet’ nga tifozët kuq e zi

Kombëtarja shqiptare e futbollit luan sot në orën 20:45 kundër Serbisë në “Arenën Kombëtare” të Tiranës, sfidë kjo e vlefshme për Grupin K kualifikues të Kupës së Botës 2026.

Kjo do jetë ndeshja e tretë për Kombëtaren në Grupin K, me kuqezinjtë që pas humbjes me Anglinë dhe fitores me Andorrën mbajnë vendin e dytë.

Nga ana tjetër Serbia ka qenë e impenjuar në Ligën e Kombeve dhe sfida e sotme është debutuese për ta në këtë grup.

Me Anglinë që shihet si favorite për vendin e parë, Shqipëria dhe Serbia duhet të garojnë për vendin e dytë që të dërgon në play-off për një shans bilete në finalet e Botërorit 2026, që zhvillohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë.

Kuqezinjtë do të duhet patjetër të marrin një fitore kundër Serbisë nëse duam të jemi për herë të parë në një Kupë Bote dhe sot është shansi i madh.

108.55 milionë euro vlejnë në treg futbollistët e Shqipërisë që Sylvinho ka të gatshëm në këtë grumbullim. Më i shtrenjti është Asllani, i cili luan me Interin në Itali me 15 milionë euro në ‘Transfermarkt’, ndjekur nga Broja me 12 milionë euro, Muçi me 11 milionë euro, Gjimshitit me 8 milionë euro dhe Ismajli dhe Nedim Bajrami me 6 milionë euro.

Nga ana tjetër Serbia vlen 245.9 milionë euro sipas ‘Transfermarkt’, pra më shumë se dyfishi i vlerës së Shqipërisë. Emra si Milenkoviҫ, Pavloviҫ, Samardziҫ, Mitroviҫ apo edhe Vlahoviҫ janë yje në Serie A dhe jo vetëm.

Në përditësimin e fundit, Shqipëria mban renditjen e 66-të në FIFA, ndërsa Serbia ndodhet në pozitën e 31-të.

Për këtë sfidë, janë marrë të gjitha masat e e sigurisë me 2 mijë forca policore, anti-dronë, qen kontrollues, kamera inteligjente, patrullime; si edhe bileta të personalizuara.

Skuadra serbe mbërriti në Tiranë pas mesditës më 6 qershor dhe gjatë gjthë qëndrimit në Tiranë do të ketë një trupë sigurie nga Policia e Shtetit dhe forcat speciale RENEA, për të shmangur çdo incident të mundshëm apo shfaqje të pakëndshme jashtë futbollit.

UEFA ka vlerësuar maksimalisht këtë duel duke ia besuar gjykimin një trupe nga Italia me kryesor arbitrin Davide Massa. Si një ndër më të vlerësuarit në Serie A, Massa do ketë ndihmën e Filippo Melit dhe Ciro Carbones, ndërsa arbitër i katërt do jetë Fabio Maresca. Në VAR do jenë Aleandro Di Paolo me ndihmës Daniele Doveri.

Kryesori Massa e ka gjykuar vetëm në një rast Kombëtaren shqiptare. Në datën 16 nëntor 2015 ai vendosi drejtësi në miqësoren midis Shqipërisë dhe Gjeorgjisë, e cila përfundoi me rezultatin 2-2 në stadiumin “Qemal Stafa” në Tiranë.

22 mijë zemra kuqezi do të jenë sot në ‘Arenën Kombëtare’ dhe miliona të tjerë kudo ku ka shqiptarë, teksa tifozët kuqezinj kanë mbushur Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’.

Më shumë se 200 mijë ishte numri i kërkesave për të hyrë në stadium, ndërsa në rast të një tri pikëshi për tanët, e sigurt është se Tirana dhe jo vetëm do e gdhijë me festë.

FIFA ka dënuar ekipin tonë pas ndeshjen kundër Moldavisë dhe një pjesë e tribunave pas porte (20 përqind) do mbushet me tifozë të përzgjedhur në luftën kundër diskriminimit. Kujtojmë se në këtë përballje nuk do ketë tifozë serbë në stadium, kjo pasi ata janë të dënuar nga FIFA për ndeshjen e radhës në udhëtim, duel që përkoi ky i Tiranës.

Portieri Mario Dajsinani, Medon Berisha, Adrian Bajrami dhe Adrion Pajaziti do e ndjekin sfidën kundër Serbisë nga shkallët e stadiumit “Arena Kombëtare”.

Në bazë të rregullave të UEFA-s, trajneri Sylvinho do ketë të gatshëm 23 futbollistë për sfidën e sotme, teksa emrat më sipër janë të sakrifikuarit, duke qenë se braziliani grumbulloi 27 futbollistë për dy sfidat e qershorit, atë sot kundër Serbisë në Tiranë dhe pas tri ditësh përballjen në Letoni.

Atmosfera kuqezi në Tiranë, Foto: Florian Abazaj/ KultPlus.com

Sopranoja Ermonela Jaho: Kam dhënë shumë për këtë koncert në Kosovë, sikur te ishte koncerti i fundit në jetën time

Vjollca Duraku

Në konferencën e organizuar për media, një ditë para koncertit-gala që do të mbahet në qendër të Prishtinës, sopranoja me famë botërore, Ermonela Jaho ka thënë se ndërtimi i shtëpisë së Operës është një domosdoshmëri për të kanalizuar kapacitetin e artistëve të rinj të Kosovës si dhe për të pasuruar shpirtin e popullit, shkruan KultPlus.

Sopranoja e njohur ndërkombëtarisht, Ermonela Jaho ka thënë se në Kosovë ka ardhur me një detyrim shpirtëror, moral dhe patriotik për t’i dhënë një shtysë ndërtimi të kësaj shtëpie operistike, e cila konsiderohet jetike për artistët dhe brezat e rinj.

“Jam shumë e lumtur që kthehem përsëri në Kosovë. Pas 12 vitesh ndiej kaq shumë dashuri, ka kaq shumë profesionalizëm, ka kaq shumë energji pozitive, e cilësi. Me këtë koncert dhe gjithë punën që e kemi bërë me artistët, kemi treguar se meritojnë të kenë shtëpinë e tyre, vendin ku ata mund të japin më të mirën, shtëpinë operistike që do të na e kishte zili tërë bota. Pra, një shtëpi operisike për të pasuruar shpirtin e këtij populli. Në këtë periudhë sa kam qenë këtu kam qenë e rrethuar me aq shumë dashuri, me kaq mikpritje që vetëm shqiptarët dijnë të bëjnë. Uroj që kjo që dhamë të gjithë bashku të jetë një ogur i mirë për të ndërtuar shtëpinë e shpirtrave të muzikantëve shqiptarë, që do të kurorëzonte kulturën e Kosovës. Një shtëpi operistike ku do të mblidhte të gjithë këta talentë. Unë pata edhe një takim me artistët e rinj në fakultet. Ishte mbushur salla plotë me shumë dashuri dhe energji, shtrohet pyetja ku do t’i dërgojmë këta artistë. Duhet të ju hapim dyert, dhe dyert e një teatri janë dyert e shpirtit”, ka thënë artistja Jaho.

Sopranoja Jaho ka thënë gjithashtu se angazhimin e saj në Kosovë e ka bërë më me shumë seriozitet nga që do ta bënte për secilin vend të botës, kjo pasi ndien detyrim për të sjellë përvojën e skenave ndërkombëtare dhe motivimin e nevojshëm për brezin e ri të artistëve të kombit të saj.

“E kam marr aq seriozisht, aq seriozisht siç do e merrja në çdo vend të botës, por akoma më seriozisht. Për t’iu thënë brezit të ri: unë flas gjuhën tënde, unë arrita, edhe ti arrin. Të tregoj rrugën në kuptimin e asaj që çfarë kam hequr unë nuk ke pse heq ti. Të tregoj rrugën që të mos humbasësh kohën kot. Kështu që, impenjimi im është aq i madh, nuk jam kursyer asnjë sekondë. Kam dhënë sikur të jetë hera e parë dhe e fundit e jetës time për ti dhënë shpresë një artisti që edhe ti mund të bëhesh, duke ia treguar rrugën. Më besoni është marrë aq seriozisht sa nuk kam marr asnjëherë asnjë gjë në jetën time deri në këtë pikë. Është ekstra mbi atë që kam bërë dhe bëj nëpër botë, këtë ju siguroj”, ka thënë artistja Jajo, duke potencuar që do të rikthehet përsëri në Kosovë për të dhënë kontributin e saj për brezin e ri të artistëve dhe për Institucionin e Operës.

Kurse, dirigjenti maestro Jakopo Sipari di Pescasseroli ka thënë se ndihet shumë i lumtur që do të jetë pjesë e këtij koncerti, për të ndarë skenën me një artiste të madhe si Ermonela Jaho.

“Jam shumë i lumtur të jem këtu me të gjithë ju, specifikisht me soprano Ermonela Jaho. Ky nuk është koncert, por është një eksperiencë sociale dhe emocionale për secilin sepse mendoj që ky koncert është një dhuratë. Ju keni privilegj, për të shijuar muzikën e Ermonela Jaho-s. Është si të ecësh mbi re. Të jepet ndjesia sikur je duke folur me Zotin.  Mendoj që ajo është e vetmja në botë që mund t’i jap secilit ndjesinë që i gjithë njerëzimi është hyjnor.” ka thënë maestro Jakopo Sipari di Pescasseroli.

Ndërsa, Abigeila Voshtina- koncert mjeshtër, ka thënë se Kosova duhet ta ketë sa më parë Teatrin e Operas, në mënyrë që të mos detyrohen artistët e rinj të emigrojnë jasht vendit për të realizuar ëndërrat e tyre, ashtu siç dikur kishte vepruar vetë ajo dhe sopranoja Jaho.

“Ne kemi parë që shqiptarët janë në gjendje të bëjnë gjithçka. Janë njerëzit më të aftë për tu përshtatur e rregullat e çdo shteti. Ne kemi yje që shndrrisin në çdo fushë të jetës. Dhe nuk shndrrisim në shtëpinë tonë, kjo nuk mund të jetë më e kuptueshme për mua. Dhe këtë e them si një njeri që ka drejtuar institucione, si një njeri që do të vazhdojë të luftojë, sepse janë disa gjëra që bëjnë pjesë te idealet, jo tek pushteti. Dhe idealin e kemi të gjithë. Përndryshe, kjo është një ekspericencë e mrekullueshme që për herë të parë e përjetoj në jetën time, duke interpretuar si instrumentiste me Ermonela Jahon. Është një gjë unike. Ejani të shijoni këtë udhëtim, që do të ngelë brenda shpirtit tuaj, do të jetë një udhëtim që me të vërtetë do të mendoni se pse nuk e kam bërë më përpara këtë gjë”, ka thënë Voshtina.

Ndërkaq, Drejtori i Filharmonisë së Kosovës, Dardan Selimaj ka thënë se organizimi i këtij koncerti është i një rëndësie të jashtëzakonshme për Operën e Kosovës, si një institucion e cili është në ngritje e sipër.

“Koncerti i datës 8 qershor është jashtëzakonisht domethënës për institucionin e Operës së Kosovës, një institucion i cili akoma nuk është kompletuar dhe ka një rrugëtim të gjatë përpara, për ta plotësuar gjithë organikën e tij, në fakt, aktualisht shumë fragjile e cila krijohet dhe shuhet pothuajse çdo sezone, e që më pas duhet të rikrijohet nga fillimi. Dhe pikërisht tani kemi një prej emrave më të ikonik të skenës operistike. Në këtë fazë është jashtëzakonisht e rëndësishme dhe besoj që do të jetë një shtytje për ta ndërtuar të plotë iinstitucionin”, ka thënë Selimaj.

Kurse, Kryesuesja e Bordit të Operës Rreze Kryeziu tha se prania e Jahos në këtë koncert, e po ashtu edhe ardhja e artistëve të tjerë të kalibrit botëror tregojnë për një të ardhme me qëndrueshmëri të plotë për institucionet e muzikës.

“Faleminderit Ermonea Jahos që ka vendosur Kosovën dhe jo vetëm institucionin e Operës së Kosovës në hartën operistike botërore. Ermonela Jaho na ka dhënë një mundësi tjetër dhe një kthesë tjetër, jo vetëm për komunitetin por për gjithë shoqërinë tonë. Për institucionin e Operës së Kosovës ky është një moment historik. Ardhja e Jahos është një moment historik dhe këtu nuk po flas vetëm për insitucionin ose komunitetin artistik, por edhe në cilësinë e qytetares. Ermonela Jaho nuk është dhe nuk prezanton vetëm një emër të madh botëror, ajo ka dëshmuar që përmes fuqisë ose mishërimit të fuqisë së artit të saj ka tejkaluar kufinjt, ka bashkuar njerëzit dhe këtë po e bën edhe tek ne” ka thënë Kryeziu.


Koncerti gala nga Opera e Kosovës me sopranon Ermonela Jaho dhe  maestron Jakopo Sipari di Pescasseroli do të mbahet nesër në ora 20:30,  në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë./ KultPlus.com

Shqipëria, Silvinjo gati me “tredhëmbëshin” kundër Serbisë

Kombëtarja shqiptare e futbollit luan sot në orën 20:45 kundër Serbisë në “Arenën Kombëtare” të Tiranës, sfidë kjo e vlefshme për Grupin K kualifikues të Kupës së Botës 2026.

Kjo do jetë ndeshja e tretë për Kombëtaren në Grupin K, me kuqezinjtë që pas humbjes me Anglinë dhe fitores me Andorrën mbajnë vendin e dytë.

Nga ana tjetër Serbia ka qenë e impenjuar në Ligën e Kombeve dhe sfida e sotme është debutuese për ta në këtë grup.

Grupi K kryesohet nga Anglia me 6 pikë pas 2 fitoreve, ndërsa letonia është e treta me 3 pikë.

Trajneri Silvinjo nuk e ka bërë të ditur formacionin e kuqezinjve, megjithëse pritet që ai të hedhë në fushë sërish 3 sulmues me Brojën në qendër të sulmit, si dhe Asanin dhe Hoxhën nga krahët.

Formacioni i mundshëm

Shqipëria (4-3-3): Strakosha; Balliu, Ismajli (Ajeti, Kumbulla), Gjimshiti, Mitaj; Asllani, Ramadani, Bajrami (Laçi); Hoxha, Asani, Broja Trajner: Sylvinho/ KultPlus.com

Mbreti i Festivalit të Sanremos, Pippo Baudo mbush sot 89 vjeç

Mbreti i televizionit dhe Festivalit të Sanremos, simboli i ekranit, talenti unik, Pippo Baudo mbush sot 89 vjeç.

Me talentin e tij unik, Pippo zbuloi talente si Heather Parisi, Lorella Cuccarini dhe Beppe Grillo në “Rai”.

Ai drejtoi 13 festivale të Sanremos dhe njihet si drejtori më i madh artistik në historinë e festivalit, dhe një “udhërrëfyes” për Amedeo Sebastiani dhe Carlo Conti që mbërritën në Ariston pas tij.

I lindur në Militello në Val di Catania më 7 qershor 1936, Baudou diplomua në drejtësi, por, i dashuruar me spektaklin, ai u transferua në Romë.

Me dhjetëra e dhjetëra programe, filma, shfaqje teatrale dhe madje edhe pjesë muzikore, Pippo, duke filluar nga vitet 1960, ka qenë në krye të programeve kult si “Settevoci”, “Fantastico”, “Canzonissima”, “Novecento”, “Domenica In”.

Ai është një nga prezantuesit kryesorë në historinë e Rai-t, i cili punoi gjithashtu për “Mediaset” dhe, pavarësisht një karriere kombëtare, nuk e harroi kurrë Siçilinë e tij.

Në Siçili, Pippo hodhi hapat e tij të parë në skenë, një vend që ai gjithmonë e përshkruan si “tokën me një bukuri të pafundme, unike në botë”. / KultPlus.com

Nesër fillon Festivali Ndërkombëtar i Monodramës në Kosovë “MonoAKT 2025”

Nga Prishtina, kryeqendra e Kosovës, vjen sërish një prej ngjarjeve më të mëdha skenike në rajon dhe më gjerë, Festivali Ndërkombëtar i Monodramës – MONOAKT.

Edicioni i shtatëmbëdhjetë do të mbahet më 08 deri më 13 Qershor në Prishtinë.

Hapja do mbahet në Teatrin Dodona, duke filluar nga ora 19:30.

“Një javë e mbushur me art, emocione të fuqishme dhe performanca të jashtëzakonshme nga artistë të mrekullueshëm nga e gjithë bota”, thuhet në njoftim./ KultPlus.com

Screenshot

Policia e Kosovës dhe KFOR-i amerikan me garë miqësore në shah

Në ambientet e Federatës se Shahut te Kosovës është mbajtur gara e shahut në mes ekipit te Policisë se Kosovës dhe KFOR-it amerikan.

Kështu u bë e ditur nga një njoftim i policisë, ku u tha se gara është zhvilluar mes dy ekipeve të përfaqësuara me nga pesë lojtarë, transmeton Klankosova.tv.

“Falënderojmë, KFOR-in amerikan për pjesëmarrje, po ashtu Federatën e Shahut për ndihmën e dhënë në organizimin e kësaj gare”, u shprehë falënderuese Policia e Kosovës.

‘Kam një mall e kam një zjarr’ (VIDEO)

Ajo ishte në skenë për më shumë se 5 dekada, me këngën e saj të lehtë qytetare. Lili, siç e njihnin miqtë kishte punuar edhe në redaksinë e muzikës në Radio Prishtinë, ndërsa pa luftës ajo ka qenë autore dhe moderatore e emisionin “Evergreen” në Radio Kosova.

Lililana Çavolli ka lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e muzikës kosovare.

Sonte, KultPlus ju sjell ‘Kam një mall e kam një zjarr’, ndër këngët më të njohura e më të dëgjuara të Çavollit. Kjo këngë vazhdon të dëgjohet edhe sot e kësaj dite.

Liliana Çavolli u shqua si artiste e rrallë, e cila pushtoi majat e muzikës zbavitëse, por shkëlqeu edhe në zhanre të tjera. Liliana u lind në Prizren më 5 maj të vitit 1942 nga nënë Miseretja-aktore dhe këngëtare dhe babai Isak Çavolli, mësues.

Po në Shkup Liliana pati paraqitjen e parë në radio pa e ditur se ky ishte hapi i saj i parë në karrierë. Nëna e Lilianës ishte këngëtare dhe një mëngjes e mori si shoqëruese në një paraqitje në radio. Fati përsëri e këtheu në Prizren ku Liliana filloi të hedh shtat si vajzë por edhe si këngëtare. Njëkohësisht ndoqi mësimet e solokëndimit në shkollë të mesme të muzikës dhe u anëtarësua në SH.K.A. “Agimi”. Talenti, zëri dhe puna në Prizren bënë që Liliana të shquhet shpejt si emër premtues.

Këto karakteristika e bënë ardhjen më të lehtë të saj në Radio Prishtinë. Këtu fillon një kapitull tjetër shumë i rëndësishëm për jetën dhe karrierën artistike të Liliana Cavollit. Zëri, si dhuratë nga natyra, dhe dashuria për këngën ishin adutet kryesore të Lilianës që e bënë të admiruar. Por nuk ka munguar edhe mbështetja dhe mirëkuptimi nga kolegët dhe kompozitorët si: Skënder Gjinali, Musa Piperku, Severin Kajtazi, Gjergj Kaqinari, Isak Mucolli etj. ndaj të cilëve Liliana është shumë mirënjohëse. / KultPlus.com

‘Unë s’dua të jem një pemë, unë dua të jem kuptimi i saj’

Rrallëherë më ka ndodhur të kem një libër në dorë e të nënvijëzoj me laps thënie të bukura që kalonin ndonjëherë edhe paragrafë të tërë. Çdo libër i Orhan Pamuk, që nga kryevepra “Muzeu i pafajësisë” që e bëri fitues të çmimit “Nobel” në letërsi, e deri tek vepra të tjera të tij, si “Bora”, “Unë jam e kuqja” etj, më kanë lënë mbresa të veçanta jo vetëm për subjektin që trajtojnë, por edhe për filozofinë dhe thëniet e paharrueshme të këtij autori të madh. Më poshtë mund të lexoni disa nga thëniet më të bukura të tij.

“Dikur lexova një libër dhe e gjithë jeta ime ndryshoi”.

“Lumturia është të mbash dikë në krahë dhe të mendosh se je duke mbajtur botën”.

“Unë s’dua të jem një pemë. Unë dua të jem kuptimi i saj”.

“Çdo person inteligjent e di se jeta është diçka e bukur dhe qëllimi i saj është të jesh i lumtur”.

“Njerëzit thonë gënjeshtra, vetëm atëherë kur ka diçka që tremben se mund ta humbasin”.

“Kur humbasim njerëzit që duam, nuk duhet t’i shqetësojmë shpirtrat e tyre, të gjallë apo të vdekur. Përkundrazi, duhet të gjejmë ngushëllim në një objekt që na kujton diçka për ta”.

“- Cila është gjëja që pëlqen më shumë tek unë? Çfarë duhet të bëj unë për të më dashur?
– Ji vetvetja, – tha Ipeku”.

“Lumturi do të thotë të jesh pranë personit që dashuron”.

“Jeta nuk ka lidhje me parimet, por me lumturinë”.

“Përpiqu që në fund të jetës, t’i lësh të gjithëve të kuptojnë se jetove një jetë të lumtur”. / Bota.al

Artistë ndërkombëtarë nga 8 qershori vijnë në Prishtinë në “MonoAKT 2025”

Festivali Ndërkombëtar i Monodramës në Kosovë “MonoAkt 2025”,

Nga 8 deri më 13 qershor në Prishtinë do të mbahet festivali ndërkombëtar i Monodramës në Kosovë “MonoAkt 2025”.

Ky festival këtë vit shënon edicioni e tij të 17-të, përgjatë një jave, MonoAKT do të sjellë aktivitete të shumta nga artistë të mrekullueshëm nga e gjithë bota.

Festivali MONOAKT 2025 ka disa kategori siç janë:

– Festivali MONOAKT, konkurrencë e monodramave ndërkombëtare;

– Festivali MONoAKT+, kategori i shfaqjeve kamertale jokonkurruese;

– Festivali i MonoSTRIPITIT, kategori studentore e performancës pa tekst;

– Festivali i MonoPERFORMANCES, kategori e aktorëve të rinjë në zhvillim të monoperformancës modern;

Në këtë edicion marrin pjesë artistë nga disa shtete si mysafire, juri, dhe pjesëmarrës të festivalit që vijnë nga Islanda, Gjermania, Ukraina, Greqia, Turqia, Rumania, Bosnje Hercegovina, Shqipëria, dhe Maqedonia e Veriut.

‘Identitete në Telajo’, ekspozita e maturantëve të shkollës artistike ‘Onufri’

Një grup nxnënësish të shkollës artistike “Onufri” në Elbasan çelën ekspozitën me titull “Identitete në Telajo” me punimet e tyre. Në punimet për temën e diplomës ata prezantuan botën e tyre të brendshme përmes emocioneve, ngjyrave dhe formave të ndryshme.

Çdo vepër përtej teknikës dhe estetikës mbart një histori personale. Telajo dhe skulptura janë kthyer në mjete për të shprehur identitetin artistik, kujtimet, ndjesitë dhe ëndrrat e të rinjve.

“Sot ishte një ditë shumë e veçantë për ne, sepse mbyllëm punën e tre viteve, diplomën. Gjatë këtyre viteve kemi evoluar jo vetëm artistikisht, por edhe si individë. Që e vogël kam pasur pasion për pikturën, edhe në kopsht vizatoja gjithmonë. Tani, më kanë pranuar në pesë shkolla në SHBA dhe do të vazhdoj rrugëtimin tim atje”, tha Eklesia Vërcani, maturante e shkollës Artistike “Onufri”

Punimet artistike janë një dëshmi e zhvillimit të talenteve të rinj dhe e vazhdimësisë së traditës së artit në Elbasan, një qytet me rrënjë të thella kulturore.

“Niveli që shohim sot në këto diploma, si në pikturë ashtu edhe në sculpture, ka elementë që vlejnë të zhvillohen më tej, dhe do të vazhdojnë. Nga ky grup prej tetë nxënësish, dy do të ndjekin studimet e larta. Përveçse është një detyrë, kjo ka edhe emocion të madh, sepse krijimtaria është diçka që të prek ndryshe”, tha skulptori Vladimir Caridha.

Ekspozita tërhoqi vëmendjen e turistëve dhe artdashësve elbasanas. Të rinjtë u vlerësuan për talentin dhe përkushtimin e tyre, duke dëshmuar se arti nuk ka moshë, por ka zë dhe ky zë, këtë herë, u dëgjua përmes telajos dhe skulpturës./ euronews.al/ KultPlus.com

Kanafani: Një parim konciz

Ghassan Fayiz Kanafani (1936 – 1972), shkrimtar dhe militant palestinez. Veprat e tij janë përkthyer në më shumë se 17 gjuhë. I njohur sidomos për tregimin e tij ‘Kthimi në Haifa’.

Një parim konciz

Nga Ghassan Kanafani

Abd al-Jabbar ishte një filozof dhe që nga fëmijëria kishte vlerësuar jetën në terma të një teorie. Ai kishte formuluar një çështje për vetveten e cila do ta mbante të zënë për një javë të tërë, kaq e thellë ishte mënyra e reflektimit të tij. Enigma ishte kjo: pse njerëzit mbajnë kapele në kokat e tyre dhe këpucë në këmbët e tyre? Herëve të tjera spekulonte mbi atë se pse njerëzit nuk ecin në të katërtat si kafshët, sigurisht një mënyrë shumë më e rehatshme?

Me kalimin e kohës edhe cilësa e reflektimeve të tij përmirësohej, derisa qe në gjendje të bënte bashkë një parim konciz: ‘Meqë njeriu është lindur pa ndonjë këshillim paraprak, pse të mos ketë atëherë lirinë të zgjedhë metodën e fundit të tij?’. Nga kjo premisë, ai procedoi të parimi edhe më konciz se ‘vdekja është shuma e jetës’. Mënyra e tij e të menduarit solli me vete një qetësi që ai e çmonte mbi gjithçka tjetër dhe e parashikonte momentin kur do të fillonte të zgjidhte mënyrën e paramenduar të vdekjes së tij.

Doli se ata që pretendonin se Abd al-Jabbar iu bashkua revolucionit kundër vullnetit të tij nuk janë në dijeni se zgjodhi me dashjen e tij të shkonte te qendra e vullnetarëve, qëndroi para oficerit, i cili ende nuk kishte një uniformë të përshtatshme ushtarake dhe i tha me një zë të thekshëm: “Dua një pushkë që të marr pjesë në revolucion”.

Shumë shpejt ai mësoi se, nëse donte t’i bashkohej revolucionit, duhej të gjente vetë në një mënyrë a një tjetër një pushkë dhe kjo s’do të ishte aspak e lehtë.

“Mund të vdes para se ta gjej një pushkë”, i tha oficerit me zemërim. Mbeti pa fjalë, sidoqoftë, pas përgjigjes së oficerit, e cila ishte e papritur, po prapë përmbante një element të vërtete: “A mos ke ardhur këtu t’i shijosh pushimet dhe pastaj të kthehesh në shtëpi?”.

Në dritën e kësaj pandehme, Abd al-Jabbari konsideroi se filozofia e tij kishte nevojë të modifikohej një çikëz, duke qenë se donte të kishte një parim konciz. ‘Gjëja e rëndësishme’, mendoi ai, ‘nuk është se njeriu vdes dhe rrjedhimisht fisnikërohet, por se ai vetë duhet të gjejë një ide të fisme para se të vdesë!’.

Por bëri vaki ashtu që Abd al-Jabbari ia doli të shtinte në dorë një pushkë pothuajse të re pa u djersitur aq sa ia kishte marrë mendja se lypsej për gjetjen e saj dhe po ashtu pa e aplikuar udhëzimet e tij filozofike në këtë dilemë. Një mëngjesi pas një beteje doli jashtë dhe e gjeti një ushtar të vdekur. Të vdekurit s’i nevojitet pushka, arsyetoi ai, teksa po e kthente trupin e vdekur dhe nxori një pushkë franceze me grykën me thep.

Shokët e tij në barrikada e njihnin Abd al-Jabbarin si “filozofi”. Ushtarët gjenin te filozofia e tij një domethnie të përshtatshme për të justifikuar ngjarjet që ndodhnin aty. Shumica e revolucionarëve ishin të rinj dhe atij ia kishte ëndja të kuptonte se ishte senjori i tyre dhe se autoriteti i tij ishte i mjaftueshëm për t’i bërë bashkë ata pas çdo beteje, ashtu që të mund të përthithnin parimin e tij të ri konciz që kishte të bënte me vdekjen; një filozofi që ndryshonte sipas rrethanave.

Një nate të errët, një fshatar analfabet vdiq dhe para se të binte në barrikadë e shau një lider të caktuar dhe njerëzit e tij. Duke e menduar një elegji të përshtatshme me të cilën do ta vajtonte vdekjen e martirit, Abd al-Jabbari formuloi parimin e tij të ri konciz: ‘Ideja e fisme nuk kërkon mendimin, i nevojitet ndjenja’. Natën e ardhshme, një djalë që kishte ardhur nga barrikadat, me thikën në dorë, për ta sulmuar një ushtar që po zvarritej afër murit, u qëllua në rrugën e tij të kthimit për në strehimore. Si rrjedhojë, Abd al-Jabbar mendoi: ‘Guximi është masa e lojalitetit’.

Abd al-Jabbar ishte i njohur për guximin e tij dhe si rezultat i këtij virtyti oficeri, që më në fund kushte gjetur një uniformë të përshtatshme ushtarake, i kërkoi të bënte një inspektim të portit. Ai besonte se trishtimi i filozofit, fytyra e qetë nuk do të zgjonte dyshime në zemrat e armikut.

Abd al-Jabbari i përshkoi rrugët i paarmatosur. Arriti në port dhe u surollat në qejf, para se të kthehej mbrapa në drejtim të barrikadës së vet. Por kundër çdo pritshmërie, dikush që dikur kishte marrë pjesë në një sulm e njohu; në fillim u kap, pastaj u dorëzua te një oficer i frikësuar, i cili, pasi që e shuplakoi, tha:

“A je revolucionar?”

“Po,”, iu përgjigj Abd al-Jabbari.

“Mor derr!”

“Jo!” iu çor oficerit.

Derisa po e rrihnin pa pikë keqardhjeje, Abd al-Jabbari nuk hoqi dorë nga formulimi i një parimi të ri konciz: ‘Rrahja e një të burgosuri është një shprehje arrogante e frikës.’ Pasi e bloi me mendje këtë, u ndje më rehat.

Derisa Abd al-Jabbari ishte i zhytur në reflektime, oficeri, i nxitur nga mbështetësit e tij më të afërt, arriti tek ajo që ai konsideronte të ishte një përfundim dinak i kësaj situate; një sish që robërit e tyre prapë konsideronin të ishte një formë arrogante e sjelljes që vinte nga frika.

Oficeri iu drejtua: “Ti do të ecësh para nesh deri te barrikada juaj e mallkuar dhe do t’u thuash shokëve të tu të çmendur se ke sjellë një grup të ri revolucionarësh me vete. Paskëtaj, ushtarët e mi do t’ua tregojnë qejfin atyre.”

“Po si i bëhet me mua?” pyeti Abd al-Jabbari.

“Ti do të jesh i nderuar për gjithë jetën tënde,” iu përgjigj oficeri, “ose, në rast se na tradhton, do të vdesësh si qen.” Abd al-Jabbari i tha vetes në heshtje: ‘Tradhtia është një formë e përbuzshme e vdekjes.’

Me kokën lart, Abd al-Jabbari eci para dy kolonave të ushtarëve, grykën e një pushke automatike në ijën e tij. Pak para se të mbërrinin te barrikada, ai e dëgjoi zërin e oficerit të vërshëllejë në errësirë: “Tash!”

Nuk kishte frikë dhe shokët e tij thanë më vonë se nuk shquan asnjë drithmë në zërin e tij, kur briti:

“Jua kam sjellë pesëdhjetë ushtarë.”

Ende nuk kishte vdekur kur shokët e tij vrapuan te vendi ku po dergjej në mesin e trupave të ushtarëve. Me shumë vështirësi, njëri prej tyre e dëgjoi të shqiptonte parimin e tij të fundit konciz: “Nuk ka rëndësi nëse njëri prej nesh vdes. Gjëja e rëndësishme është të vazhdojmë tutje”.

Pastaj vdiq.

/Ghassan Kanafani, “All That’s Left to You: A Novella and Short Stories”, Interlink Publishing Group Incorporated, 2004/ GazetaExpress/ KultPlus.com

AFP: Në Përmet, ku kultivimi i trëndafilave mbretëron në mënyrë supreme

Në Përmet, një qytet i vendosur në Luginën e Vjosës në jug të Shqipërisë, kultivimi i trëndafilave mbretëron në mënyrë supreme, qoftë për të bërë parfume, ujë me aromë apo llokum dhe duke kënaqur kështu mijëra turistë.

“Këtu, gjithçka sillet rreth trëndafilave, këto trëndafila që lëshojnë aromën e tyre, përdoren në gatim ose për vetitë e tyre medicinale… Këtu, jeta është me syze rozë”, buzëqesh Ariana Nikolla, një mësuese biologjie në Përmet.

Që kur ishte fëmijë, kjo grua 57-vjeçare ka krasitur me dorë shkurre me gjemba dhe ka mbledhur me delikatesë petalet e trëndafilit të saj të preferuar, “trëndafilit të dhëndrit”, i quajtur kështu për aromën e tij delikate.

Në Përmet, një qytet me 7 000 banorë, trëndafili është një ritual: ai është dhurata e parë që duhet t’i ofrohet personit që do – dhe duhet të jetë rozë, për të simbolizuar dashurinë dhe besnikërinë.

Ky qytet, ku çdo familje rrit dhjetëra lloje trëndafilash në kopshtet e tyre, përfshirë ”Rosa Damascena” dhe ”Centaurea Rose”, është i njohur në të gjithë Ballkanin për ujin e trëndafilave.

”Megjithatë, është e pamundur ta blesh – do të ishte shumë e shtrenjtë”, shpjegojnë banorët, të cilët ofrojnë vetëm disa pika herë pas here dhe i ruajnë me xhelozi rezervat e tyre.

“Uji i trëndafilave është si dashuria, duhet të kujdesesh për të”, shpjegon Resmie Tuçi, 70 vjeçe.

“Marrja e ujit të trëndafilave me cilësi të lartë është një punë e vështirë dhe e kujdesshme. Kërkon enë speciale – të bëra prej bakri – dhe është gjithashtu thelbësore të njihen trëndafilat dhe të zgjidhen ato me petale më aromatike”, shpjegon kjo grua, duke praktikuar teknika që janë transmetuar brez pas brezi.

Tradita, e transmetuar brez pas brezi, është e listuar në inventarin kombëtar të trashëgimisë kulturore jomateriale: së pari, shtriq një leckë mbi një tas bakri, i cili më pas vendoset në një legen të madh me ujë me fund të sheshtë.

Petalet e trëndafilave të mbledhura me kujdes vendosen mbi copë, pastaj mbulohen me një gur shumë të sheshtë, mbi të cilin vendoset hiri. Petalet e vendosura poshtë ”do të djersiten”, falë kondensimit.

“Një proces që zgjat orë të tëra”, shpjegon Resmia.

“Por, çdo pikë është e çmuar”, thotë Ariana Nikolla me gëzim, duke mbushur një shishe të vogël me ujë trëndafili, të cilin më pas e ruan për disa javë në një vend me diell.

“Aq e çmuar sa ari”, shton ajo.

Çdo familje e përdor atë për përfitimet e supozuara.

Si ilaç për të qetësuar sytë e irrituar, si krem ​​antiinflamator për të ndihmuar në qetësimin e kruajtjes, në gatim e tjerë.

Eftali Qerimi, 63 vjeçe, betohet se ëmbëlsirat turke me bajame dhe ujë trëndafili që ajo pjek në punishten e saj janë të ndryshme nga çdo tjetër.

Duke përdorur vetëm miell bajamesh, sheqer dhe ujë trëndafili, ajo i bën ëmbëlsirat e saj në formën e… një trëndafili, sigurisht, të cilat shënojnë ngjarje të rëndësishme për të gjitha familjet në rajon.

Të konsideruara si hajmali, ato shërbehen për ditëlindje, dasma apo festa për fëmijë.

Me gratë që punojnë në punishten e saj, Eftali Qerimi prodhon deri në 10 kilogramë llokume në ditë, të cilin e shet për 50 euro për kilogram.

Herë pas here, ajo braktis format e trëndafilave për të bërë dy llokume të vogla në formën e këmbëve të foshnjës – një mënyrë tradicionale për t’u uruar të porsalindurve jetë të gjatë.

Midis porcioneve, këto gra ziejnë reçel me petal trëndafili, aroma e të cilit mbush të gjithë punishten.

“Trëndafili është gjithçka për ne, ai simbolizon zemrën, dashurinë dhe gëzimin e jetës”, filozofon Eftalia, për të cilën sezoni sapo ka filluar.

“Turistët po dynden në qytet dhe, pas bukurisë natyrore, ata duan të shijojnë edhe kënaqësitë e tij”, thekson ajo./ atsh/ KultPlus.com

Fluks i lartë turistësh në pikat kufitare doganore

Në pikën doganore të Hanit të Hotit ka nisur tashmë fluksi i parë i pushuesve të huaj dhe vendas, që zgjedhin të vizitojnë Shqipërinë gjatë sezonit veror. Ky fluks i shtuar dëshmon për rritjen e ndjeshme të interesit për vendin tonë si një destinacion turistik gjithnjë e më i preferuar në Europë.

Sipas të dhënave zyrtare, Shqipëria vijon të kryesojë në nivel europian përsa i përket rritjes së flukseve turistike, me një rritje mbresëlënëse prej 136%, krahasuar me periudhën para pandemisë COVID-19. Ky trend pozitiv është tregues i një transformimi të suksesshëm të imazhit turistik të vendit dhe rritjes së kapaciteteve pritëse.

Autoritetet doganore dhe policore në këtë Pikë Kufitare Doganore kanë marrë të gjitha masat për të përballuar këtë rritje të lëvizjeve, duke garantuar një proces të shpejtë dhe të sigurt për hyrjen e vizitorëve. Turistët që kalojnë në këtë pikë doganore vijnë kryesisht nga vendet fqinje dhe Europa Qendrore, duke shfrytëzuar mundësitë natyrore dhe kulturore që ofron Shqipëria.

Gjatë muajve në vijim, pritet që fluksi të rritet më tej, ndërsa operatorët turistikë dhe strukturat akomoduese janë tashmë në gatishmëri të plotë për të ofruar shërbime cilësore dhe për të përmbushur pritshmëritë e turistëve.

Gjatë katër muajve të parë të vitit 2025, Shqipëria ka pritur mbi 2,45 milionë turistë të huaj./atsh/ KultPlus.com

Rilke: Hyni në veten tuaj dhe provoni thellësitë në të cilat ngrihet jeta juaj, kjo është këshilla ime për ty poet

Albert Vataj

Ka zëra që nuk i përkasin vetëm një epoke, as një brezi, as një gjinie letrare, janë zëra që ngjiten nga thellësitë e vetmisë njerëzore për të mbetur aty, si dritë që nuk pret duartrokitje, por një vetëdije që digjet ngadalë. Një prej këtyre zërave është Rainer Maria Rilke. Ai nuk jep këshilla si një mjeshtër që urdhëron, por si një shpirt që ngulitet në skutat e shpirtit tjetër dhe e fton të dëgjojë zërin e vet. Ai nuk flet për të shkruar si për një profesion, por si për një dënim të shenjtë, një domosdoshmëri që ose të përfshin të tërin, ose nuk të takon fare.

Kur Rilke i thotë poetit të ri se “askush nuk mund t’ju këshillojë dhe ndihmojë”, ai nuk po e thotë këtë nga arroganca e një mjeshtri, por nga vetmia e atij që e ka jetuar këtë udhë të djegur, këtë kërkim rrënjësh që, nëse nuk janë të mbjella thellë në zemrën e vet, nuk çelin asnjë lule që ia vlen të quhet poezi. Ky thelb i mendimit të tij i bën jehonë Niçes, i cili, me kthjelltësinë e tij mizore, pohon se ura që të çon drejt qenies tënde nuk mund të ndërtohet nga askush tjetër. E gjithë krijimtaria, na mëson Rilke, është akt vetmie, është thirrje e heshtur që, nëse nuk del nga brendia jote si një nevojë që s’të le të jetosh pa e ndjekur, nuk është asgjë tjetër veç një imitim i zbrazët.

Kjo është arsyeja pse, me një urti që nuk ngutet të japë rregulla, por ngul këmbë në kërkimin e së vërtetës së vetes, Rilke i sugjeron poetit të mos merret me temat e mëdha, me dashurinë, me përjetësinë, por me vogëlsitë që përjeton vetë, me humbjet, pritjet, ëndrrat, sendet e përditshmërisë që mund të duken të zakonshme, por që në syrin e vërtetë poetik bartin të fshehtat më të thella të jetës. Nëse nuk mund të shohësh poezinë në një filxhan kafeje, nuk do ta gjesh as në një varr të hapur.

Pikërisht për këtë, letrat e Rilke-s nuk janë thjesht përgjigje ndaj një kërkese, por një kushtetutë shpirtërore për këdo që do të marrë seriozisht thirrjen për të shkruar. Ato nuk janë një doracak si të bëhesh poet, por një rrëfim i asaj se si të jesh njeri që e duron heshtjen, e përballon vetminë, dhe nuk trembet nga errësira brenda vetes. Vetëm prej andej, prej asaj errësire, vjen drita që meriton të quhet art.

Në një botë ku shpesh krijimi matet me pëlqime dhe shikime, Rilke na kujton me qartësinë e një lutjeje pa zot: arti i vërtetë lind nga nevoja, dhe vetëm nga ajo. Dhe nëse ajo nevojë s’është një ogur i brendshëm që nuk pushon së trokituri, më mirë të heshtësh. Heshtja, ndonjëherë, është më afër artit se çdo fjalë që s’ka lindur nga domosdoshmëria.

Duke i bërë jehonë pohimit të famshëm të Niçes se “Askush nuk mund t’ju ndërtojë urën mbi të cilën ju dhe vetëm ju duhet të kaloni lumin e jetës”, Rainer Maria Rilke (4 dhjetor 1875 – 29 dhjetor 1926) në në “Letrat për një poet të ri” shkruan:

“Askush nuk mund t’ju këshillojë dhe ju ndihmojë, askush. Ekziston vetëm një mënyrë e vetme. Shkoni në veten tuaj. Kërkoni për arsyen që ju ofron oferta që shkruani; Zbuloni nëse ai po i shtrin rrënjët në vendet më të thella të zemrës suaj, pranoni vetes nëse do t’ju duhej të vdisnit nëse do t’ju mohohej të shkruanit.”

Në një ndjenjë që të kujton magjinë e Bukowski-t nga poezia e tij “Kështu që ti dëshiron të bëhesh shkrimtar” – “nëse nuk del nga shpirti yt si një raketë … mos e bëj”, ai këshilloi – Rilke shton:

“Kjo mbi të gjitha, pyesni veten në orën më të qetë të natës suaj: duhet të shkruaj? Gërmoni në veten tuaj për një përgjigje të thellë. Dhe nëse kjo duhet të jetë pohuese, nëse mund ta përgjigjeni këtë pyetje të sinqertë me një “duhet” të fortë dhe të thjeshtë, atëherë ndërtojeni jetën tuaj sipas kësaj domosdoshmërie; jeta juaj edhe në orën e saj më indiferente dhe më të vogël duhet të jetë një shenjë e kësaj nxitjeje dhe një dëshmi për të.

[…]

Një vepër arti është e mirë nëse ka dalë nga nevoja. Në këtë natyrë të origjinës së tij qëndron gjykimi për të: nuk ka asnjë tjetër.”

Por pavarësisht paralajmërimit të tij fillestar, Rilke i ofron të riut Kappus këshilla praktike dhe poetike:

“Mundohuni, si një qenie njerëzore e parë, të thoni atë që shihni, përjetoni, doni dhe humbni. Mos shkruani poezi dashurie; shmangni në fillim ato forma që janë shumë të thjeshta dhe të zakonshme: ato janë më të vështirat, sepse duhet një fuqi e madhe, plotësisht e pjekur për të dhënë diçka nga vetja ku ju vijnë në mendje traditat e mira, madje edhe të shkëlqyera në sasi. Prandaj ruajeni veten nga këto tema të përgjithshme dhe kërkoni ato që ju ofron përditshmëria juaj; përshkruani dhimbjet dhe dëshirat tuaja, mendimet kalimtare dhe besimin në një lloj bukurie – përshkruani të gjitha këto me sinqeritet të dashur, të qetë, të përulur dhe përdorni, për të shprehur veten, gjërat në mjedisin tuaj, imazhet nga ëndrrat tuaja dhe objektet të kujtesës suaj. Nëse jeta juaj e përditshme ju duket e varfër, fajëso veten, thuaji vetes se nuk je aq poet sa për të nxjerrë në pah pasuritë e saj;”

Rilke përfundon me një përkufizim nominal të asaj që do të thotë dhe çfarë duhet të jesh artist:

“Unë nuk di asnjë këshillë për ju përveç kësaj: të hyni në veten tuaj dhe të provoni thellësitë në të cilat ngrihet jeta juaj; në burimin e tij do të gjeni përgjigjen e pyetjes nëse duhet të krijoni. Pranojeni, ashtu siç tingëllon, pa e pyetur. Ndoshta do të dalë që ju jeni thirrur të jeni artist. Atëherë merre mbi vete atë fat dhe mbaje atë, barrën dhe madhështinë e tij, pa pyetur kurrë se çfarë shpërblimi mund të vijë nga jashtë. Sepse krijuesi duhet të jetë një botë për veten e tij dhe të gjejë gjithçka në vetvete dhe në natyrë me të cilën është lidhur.”

Letrat drejtuar një poeti të ri nuk mbeten asgjë më pak se shkrimi laik për jetën krijuese, të mbushura me urtësinë e Rilke se çfarë bëjnë librat për jetën tonë të brendshme, vlerën jetësore të pasigurisë, çfarë do të thotë në të vërtetë të duash dhe sa trishtime të mëdha na sjellin më afër vetes./ KultPlus.com

Sot përpjekja e 28-të për konstituimin e Kuvendit

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sot në tentativën e 28-të, në përpjekjeve për konstituimin e Kuvendit.

Vazhdimi i njëzetetetë i seancës konstitutive të legjislaturës së nëntë mbahet sot nga ora 11:00.

Seanca është ndërprerë pardje, duke dështuar përpjekja për konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, kërkoi sërish sot nga subjektet politike parlamentare të cilat nuk i kanë propozuar emrat për anëtarë të komisionit zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit që ta bëjnë këtë, por propozime nuk pati.

Në sallë ishin 99 deputetë, pro 50 votuan deputetë, kundër dhe abstenime nuk pati

Në rast të dështimit të sotëm të seancës për konsitutimin e Kuvendit të ri, atëherë do të shkohet me vazhdimin e njëzetenëntë pas dyzet e tetë orësh, më datë nëntë qershor.

Më 7 qershor 1952 lindi shkrimtari turk Orhan Pamuk, fitues i Çmimit ‘Nobel’ për letërsi

Orhan Pamuk (7 qershor 1952, Stamboll, Turqi), është shkrimtar, akademik dhe eseist turk. Fitues i Çmimit Nobel për letërsi për vitin 2006.

Orhan Pamuk ka lindur në Stamboll, në një familje e cila ishte, siç’ thotë ai vet “me orientim euro-perendimor” (për ndryshim nga e vjetra osmane). Studioi arkitekturën dhe merret me pikturë, pastaj e braktis arkitekturën (pas tre vitesh) dhe fillon gazetarinë ku diplomon më 1976. Jetën e vet dhe mendimet detalisht i përshkruan në veprën autobiografike Stambolli: qytet i kujtimeve.

Romanet e tij, përkthyer në më shumë se 40 gjuhë, shpesh peshojnë mes përrallës dhe realitetit dhe pasqyrojnë Turqinë e djeshme e të sotme. Është autori i parë turk që merr Çmimin Nobel për letërsi. Motivacioni ishte: “në kërkimin e shpirtit melankolik të qytetit të tij të lindjes, ka zbuluar simbole të reja për të pasqyruar përplasjet dhe lidhjet midis kulturave të ndryshme”.

Pamuk ka shkruar për veten e tij:

“Kam kaluar jetën time në Stamboll, në bregun evropian, në shtëpitë kundruall bregut tjetër, Azisë. Ndërsa isha pranë ujit, duke shikuar bregun përballë, kontinentin tjetër, më kujtohej gjithmonë vendi im në botë, dhe ishte mirë. E pastaj, një ditë, u ndërtua një urë që i lidhte dy brigjet e Bosforit. Kur kam kaluar mbi urë dhe kam parë panoramën, e kam kuptuar se ishte edhe më mirë, edhe më bukur të shikosh dy brigjet bashkë. E kam kuptuar se më e mira ishte të jesh një urë midis dy brigjeve. T’iu drejtohesh dy brigjeve pa iu përkitur atyre.”

Veprat

Romane

  • Xhevdet Beu dhe të bijtë, (turqisht: Cevdet Bey ve Oğulları), 1982
  • Shtëpia e heshtjes , (shqip: Sessiz Ev), 1983
  • Kështjella e bardhë, (turqisht: Beyaz Kale), 1985
  • Libri i zi, (turqisht: Kara Kitap), 1990
  • Jeta e re, (turqisht: Yeni Hayat), 1994
  • Unë jam e kuqja, (turqisht: Benim Adım Kırmızı), 1998
  • Bora, 2002
  • Muzeu i pafajësisë, (turqisht: Masumiyet Müzesi), 2008
  • Tëhuajsim në mendjen time, (turqisht: Kafamda Bir Tuhaflık), 2014
  • Flokëkuqja, (turqisht: Kırmızı Saçlı Kadın), 2015
  • Stambolli, (turqisht: İstanbul: Hatıralar ve Şehir), 2003
  • Baulja e babait, (turqisht: Babamın Bavulu), 2007

Çmimet

  • Çmimi Milliyet Press për romanin “Xhevdet-begu dhe djemtë e tij”
  • Çmimi Independent për letërsi të huaj 1990 (Independent Award for Foreign Fiction) për romanin “Kështjella e bardhë”
  • Çmimi letrar ndërkombëtar IMPAC Dublin 2000, për romanin “Unë jam e kuqja”
  • Peace Prize of the German Book Trade 2005, çmim letrar gjerman, si vlerësim pë opusin e tij letrar
  • Çmimi Nobel për Letërsi 2006. /KultPlus.com

Arkeologjia nënujore, digjitalizim i trashëgimisë me metoda moderne

Përfaqësues nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe institucionet e trashëgimisë kulturore morën pjesë në një trajnim rajonal në Ulqin, mbi arkeologjinë nënujore dhe digjitalizimin e trashëgimisë me metoda moderne.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, ndau në rrjete sociale momente nga ky trajnim si dhe mesazhet nga disa prej specialistëve pjesëmarrës në këtë takim.

Gonxhja e cilësoi me rëndësi procesin e dokumentimit dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore nënujore të vendit tonë.

“Nga fotogrametria te simulimet në zhytje, kjo përvojë rriti kapacitetet tona për ruajtjen dhe promovimin e thesareve nënujore, duke forcuar bashkëpunimin Shqipëri–Mal i Zi–Kroaci”, u shpreh Gonxhja.

Sipas tij, trashëgimia kulturore, edhe nën ujë, meriton dritën e vëmendjes si asete të turizmit.

Një nga specialistët pjesëmarrës në këtë trajnim, Sabian Hasani e vleresoi pozitiv bashkëpunimin mes vendeve ballkanike për një qëllim të përbashkët.

“Nga ana teknike eksperienca me fotogametrinë do të jetë një ndihmë e madhe për të gjithë, për ata që nuk kanë eksperiencë, për ata që kanë më pak eksperiencë, ashtu si unë që nuk kam bërë kurrë arkieologji nënujore e cila është një pikëpamje krejt ndryshe, pra do të jetë një ndihmë shumë e madhe”, tha ai.

Hasani u shpreh se, “veçanërisht për arkeologjinë nënujore, them se është një fushë e pazhvilluar mirë në këtë pjesë të botës dhe është mirë të nisim përpjekjet bashkëpunuese që të gjithë të jemi në harmoni”.

Frenk Peza, specialist në Agjencinë Kombëtare të Turizmit, e sheh këtë trajnim si një ekspericë pozitive, që gjithashtu siç theksoi ai, “tregon se si vende të ndryshme e trajtojnë sipas mënyrës së tyre mbrojtjen e trashëgimitë kulturore”.

Sipas tij, edhe pse Kroacia është shumë më e avancuar, se homologët tanë rajonalë, mënyra sesi afrohen dhe duan ta tregojnë, të mësojnë studentët dhe njerëzit që janë pjesë e institucioneve, është shumë interesante dhe na bën të mendojmë sipas mënyrës së tyre.

Ndërsa Blerina Toci, një tjetër e pranishme në trajnim tha se, “kjo është një nga gjërat më të rëndësishme, për të parë drejt të ardhmes, për ne njerëzit që punojmë me entitete kulturore, duke parë edhe nga e kaluara. Është me rëndësi të bashkëpunojmë me njëri-tjetrin, se si funksionojmë ne në vendin tonë, në Kroaci dhe në Malin e Zi, për të gjetur pikat e dobëta dhe të forta dhe të punojmë së bashku për një të ardhme më të mirë”.

Andrea Pambuku, vuri në dukje se, “ky takim shërbeu si një eksperiencë për të mësuar se si të ruajmë arkielogjinë nënujore dhe si mund të krijojmë vende të reja për turizëm dhe kulturë. Gjithashtu të mbrojmë vendet nënujore ku është e nevojshme, duke qenë se jemi të rinj në këtë fushë”.

Elisabeta Mosho theksoi se, eksperieanca e përfituar në këtë trajnim do t’i shërbejë për njohuri më të mira në dokumentet 3D, si proces shumë i rëndësishëm për mbrojtjen e trashigimisë kulturore. /atsh/ KultPlus.com

Punërat e Perëndisë

Andon Zako Çajupi

Zot i math e i vërtetë,
çdo pun’ e ke bërë vetë;
bëre qiejtë dhe denë,
bëre yjtë dhe dhenë,
bëre diellin’ me dritë,
bëre nat, e bëre ditë,
bëre erënë dhe retë,
bëre pemëtë me fletë,
bëre hënëzën me yje,
bëre fusha, male, pyje,
bëre zogjtë, që këndojnë
dhe lulet që lulezojnë,

bëre dimër’ e beharë,
bëre kuaj e gomarë,
bëre misër edhe grurë,
po më shumë bëre gurë.
Si bëre kaqë të mira,
bëre dhe shumë egërsira:

bëre arinë dhe derrë,
bëre… po ç’nukë ke bërë?
Bëre botënë të tërë,
bëre dhe djallë me brirë!
Çdo pun’ e ke bërë mirë,
po një gjë bëre pa mënde
dhe prishe punën tënde:

Kur bëre derr’ dhe arinë,
Ç’deshe që bëre Turqinë?
Se të mos qenkej kjo farë,
bota do të vinte mbarë,
dhe do të lulëzonte,
Shqipëria do t’gëzonte./ KultPlus.com

Thatësira në nivelet më të larta në gjithë botën në 121 vitet e fundit

Thatësira është rritur vazhdimisht në të gjithë botën për 121 vjet dhe situata është përkeqësuar më tej që nga viti 1981 dhe më pas.

Origjina e këtij trendi është atmosfera gjithnjë e më e etur, aq e thatë saqë heq lagështinë nga toka.

Kjo tregohet nga të dhënat e studimit të botuar në revistën “Nature” dhe të koordinuar nga Universiteti i Oksfordit, me grupin e Solomon Gebrechorkos.

“Planeti ynë jo vetëm që po ngrohet me shpejtësi rekord, por mbi të gjitha po regjistron një rritje të ngjarjeve ekstreme, me reshje intensive dhe periudha padyshim të thata. Kjo e fundit nuk do të përcaktohej vetëm nga mungesa e reshjeve, por do të ishte rezultat i një grupi kompleks parametrash që nuk janë të lehtë për t’u përcaktuar”,  vërejnë autorët e studimit.

Duke kombinuar të dhënat historike, matjet në terren dhe të dhënat satelitore, studiuesit rindërtuan historinë e rritjes së thatësirave në nivel global nga viti 1901 deri në vitin 2022.

Një kurbë në rritje të vazhdueshme doli me një trend përshpejtues me kalimin e kohës.

Duke filluar nga viti 1901, për 80 vjet, trendi i thatësirave u rrit vazhdimisht në mënyrë graduale derisa në vitin 1981 u regjistrua një përshpejtim i trendit prej 40%, i cili mbeti i pandryshuar për 37 vjet.

Që nga viti 2018, është regjistruar një përshpejtim i mëtejshëm, deri në atë pikë sa në 5 vitet e fundit shtrirja e zonave të botës të prekura nga thatësira është rritur me 74% krahasuar me 40 vitet e mëparshme.

Viti më i keq ishte viti 2022, viti i fundit i marrë në konsideratë nga studimi, kur 30% e sipërfaqes së tokës u prek nga thatësira të moderuara dhe ekstreme, veçanërisht në Evropë dhe Afrikën lindore.

Autorët e studimit vërejnë se përhapja e thatësirës nxitet kryesisht nga e ashtuquajtura ”kërkesë avulluese atmosferike” e cila mat ”etjen” e atmosferës, pra aftësinë për të nxjerrë avujt e ujit nga toka ose bimët.

Fenomeni është për shkak të një përzierjeje elementësh, siç janë temperatura, lagështia, era dhe presioni, të cilët, të kombinuar së bashku, i bëjnë periudhat e thata shumë më intensive.

Komisioni Evropian vlerëson se deri në fund të shekullit PBB-ja do të ulet me rreth 7% për shkak të ndryshimeve klimatike./  KultPlus.com